Katër raste të përdorimit të armëve gjatë ahengjeve familjare janë raportuar të dielën në Podujevë, brenda një periudhe prej rreth tri orësh.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti i parë është raportuar rreth orës 18:50. Një person është arrestuar nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, transmeton Zeir.info.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz, e cila dyshohet se është përdorur në rast, si dhe gjashtë gëzhoja dhe 20 fishekë të armës me gaz. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Rasti i dytë është raportuar rreth orës 21:50. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, policia ka konfiskuar nga i dyshuari një pistoletë me gaz dhe gjashtë gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Dy raste të tjera janë raportuar në orën 22:00.
Në rastin e tretë, pas të shtënave me armë gjatë një ahengu familjar, policia ka konfiskuar nga i dyshuari një pistoletë me gaz dhe katër gëzhoja. Edhe ky i dyshuar është intervistuar dhe është liruar me urdhër të prokurorit.
Ndërkaq, në rastin e katërt, policia ka konfiskuar nga i dyshuari një pistoletë me gaz, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe 12 gëzhoja të fishekëve të armës me gaz.
Edhe në këtë rast i dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas Policisë, rastet janë iniciuar për veprat penale “Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës”. /Zëri
Më poshtë gjeni raportet e plota nga Policia:
Podujevë / 09.08.2026 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, si dhe 6 gëzhoja dhe 20 fishekë të armës me gaz. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Podujevë / 09.08.2026 – 21:50. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar policia nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë me gaz me gjashtë gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Podujevë / 09.08.2026 – 22:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar policia nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë me gaz me katër gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Podujevë / 09.08.2026 – 22:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar njësitë policore nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë me gaz, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja të fishekëve të armës me gaz. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

