By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Agon Maliqi pas vizitës në Uashington: Shqyrtimi i pranisë ushtarake në Kosovë ishte serioz, u ndal nga përkrahësit e Kosovës           
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Agon Maliqi pas vizitës në Uashington: Shqyrtimi i pranisë ushtarake në Kosovë ishte serioz, u ndal nga përkrahësit e Kosovës           
Lajme

Agon Maliqi pas vizitës në Uashington: Shqyrtimi i pranisë ushtarake në Kosovë ishte serioz, u ndal nga përkrahësit e Kosovës           

Momenti
Published: July 29, 2026

Analisti politik, Agon Maliqi, i cili është pjesë edhe e “Atlantic Council” në një shkrim në “S’bunker” ka paraqitur përshtypjet e tij pas një vizite disa ditore në Washington.

Maliqi ka thënë se rreziku për largimin e ushtrisë amerikane apo për zvogëlimin e numrit të tyre ka qenë një zhvillim shumë serioz, më shumë sesa që ishte raportuar në media, transmeton Express.

Your browser does not support the video tag.

Maliqi ka thënë ajo kërkesë kishte ardhur nga majat e Pentagonit, ndërkohë që thotë se aktualisht një rrezik i tillë është shmangur, si rezultat i rezistencës brenda Administratës dhe kongresit. Megjithatë ai thotë se nuk dihet se për sa kohë.

“Nga disa burime të mirëinformuara na u konfirmua se së voni ka pasur kërkesë nga majat e Pentagonit për ta shqyrtuar prezencën e trupave amerikane në Kosovë, e cila ka hasur në rezistencë nga nivele të tjera të administratës si dhe nga Kongresi (sidomos nga mbështetësit e mbetur të Kosovës nga kampi i republikanëve). Krijohet përshtypja se kjo çështje njëherë për njëherë është mbyllur dhe nuk është më në agjendën aktive, por se gjithmonë ka potencialin për t’u rikthyer nga nivelet më të larta”, ka shkruar Maliqi.

Tutje, ai ka thënë se qasja e Kosovës ndaj komunitetit serb mbetet një prej çështjeve të ndjeshme sa i përket raportit të Kosovës me SHBA-në. Ai ka shkruar se SHBA si një lloj garantuesi po përpiqet ta luaj rolin e vetë pa presione.

“Uashingtoni po mundohet t’a luajë këtë rol duke u treguar paralelisht respektues ndaj sovranitetit të Kosovës dhe duke mos dashur të imponojë zgjidhje – qoftë për dialogun me Serbinë, përbërjet e qeverive në Kosovë, apo  strategjinë energjetike. Por kryeqendra amerikane është e zhgënjyer me elitën politike pa përjashtim për mungesën e një vizioni strategjik për të ardhmen dhe paaftësinë për t’i kaluar krizat politike”, ka shkruar tutje ai./Express/

The post Agon Maliqi pas vizitës në Uashington: Shqyrtimi i pranisë ushtarake në Kosovë ishte serioz, u ndal nga përkrahësit e Kosovës            appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, zjarrfikësit: Flakët u shuan me kohë, nuk raportohet për të lënduar
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë të lënduar
Dy zjarrfikës vdesin në Kretë të Greqisë ndërsa zjarret kërcënojnë pjesë të Evropës Jugore
Të enjten në autostrada kufizohet qarkullimi i automjeteve me mbi 20 tonë (11:00-17:30)
OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale e pakontrolluar u përpoq të hakeronte kompani të tjera

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale mashtruese u përpoq të hakonte kompani të tjera
Lajme

OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale mashtruese u përpoq të hakonte kompani të tjera

July 29, 2026
Më shumë se 100 lëkundje pasuese goditën Japoninë pas tërmetit të fuqishëm që vrau 13 persona
Lajme

Më shumë se 100 lëkundje pasuese goditën Japoninë pas tërmetit të fuqishëm që vrau 13 persona

July 29, 2026
Arabia Saudite i bashkohet SHBA-së në sulmet ndaj milicive të mbështetura nga Irani në Irak
Lajme

Arabia Saudite i bashkohet SHBA-së në sulmet ndaj milicive të mbështetura nga Irani në Irak

July 29, 2026
Kanosje në Obiliq, policia ndalon personin Sh.P., i sekuestrohet një armë AK-47
Lajme

Kanosje në Obiliq, policia ndalon personin Sh.P., i sekuestrohet një armë AK-47

July 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?