Sot nga hetuesit policor të stacionit të Obiliqit është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosje.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në Rr Fejzullah Preniqi në Obiliq, njofton policia.
Ka qenë reagimi i shpejtë i sektorit të hetimeve të Obiliqit, ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar një armë AK-47, vijon njoftimi.
Personi i dyshuar:
“– Sh.P, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për veprat Kanosje si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, thuhet në njoftim.
Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

The post Kanosje në Obiliq, policia ndalon personin Sh.P., i sekuestrohet një armë AK-47 appeared first on Gazeta Express.

