Sot, njësitë e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë njoftojnë se kanë intervenuar në një zjarr që ka përfshirë pjesërisht fabrikën Daija Metal.
Në njoftim thuhet se “falë reagimit të shpejtë dhe angazhimit të ekipeve tona, zjarri është lokalizuar dhe është shuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëme edhe më të mëdha materiale”.
“Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten objekt i hetimeve nga organet kompetente, përfundon njoftimi.
Pamje:
The post Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, zjarrfikësit: Flakët u shuan me kohë, nuk raportohet për të lënduar appeared first on Gazeta Express.

