By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Lajme

A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?

Momenti
Published: May 28, 2026

Viti 2025 ka sjellë një rekord historik në Bavari të Gjermanisë jugore sa i përket dhënies së shtetësisë gjermane. Por, a po shndërrohen kosovarët në një nga komunitetet më të integruara dhe më të përfaqësuara në këtë proces?

Referuar të dhënave të publikuara nga gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, rreth 60 mijë persona kanë marrë shtetësinë gjermane në Bavari gjatë vitit të kaluar, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në këtë land.

Your browser does not support the video tag.

Në mesin e komuniteteve që kanë përfituar më së shumti nga ky proces renditen edhe qytetarët me origjinë nga Kosova. Raporti tregon se rreth 4100 kosovarë janë pajisur me pasaportë gjermane, duke e vendosur Kosovën në vendin e tretë për nga numri i shtetësive të fituara, së bashku me Rusinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Para Kosovës renditen vetëm Turqia me 6495 shtetësi të dhëna dhe Siria me 4979.

Sipas Zyrës së Statistikave të Bavarisë, numri total prej 59’573 shtetësive të dhëna është afro 10 për qind më i lartë krahasuar me vitin paraprak. Ndërkohë, krahasuar me vitet 2021 dhe 2022, shifra është dyfishuar, ndërsa në raport me vitin 2014 është katërfishuar.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, e ka cilësuar këtë zhvillim si një sinjal pozitiv për integrimin në Gjermani, duke theksuar se marrja e shtetësisë përfaqëson një vendim të vetëdijshëm për t’u bërë pjesë e shoqërisë gjermane.

Megjithatë, ai ka kërkuar rikthimin e rregullave më të ashpra për fitimin e shtetësisë, duke propozuar që periudha minimale e qëndrimit të rikthehet nga pesë në tetë vjet.

Aktualisht, ligji i reformuar në verën e vitit 2024 u mundëson aplikantëve të marrin shtetësinë pas pesë vitesh qëndrimi dhe të mbajnë edhe dyshtetësinë.

Për të përfituar pasaportën gjermane, aplikantët duhet të dëshmojnë njohuri të gjuhës gjermane, të jenë financiarisht të pavarur, të kalojnë testin e shtetësisë dhe të mos kenë precedentë penalë./Albinfo

The post A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Banorët pa autobusë: Nga sot, katër fshatra ndërpresin linjat drejt Prishtinës
Gjermani: Gjithnjë e më shumë të rinj pa punë dhe pa zanat
“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit
PDK-ja nuk tërhiqet: Për të pestën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohen edhe prodhuesit
Gjermania pritet të rizgjasë kontrollet kufitare

LEXO GJITHASHTU

Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?
Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?
TOP Momenti
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot nis rigjykimi
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot nis rigjykimi
Lajme
Kosova dominon turizmin në Shqipëri, 37% e hyrjeve janë nga kosovarët
Kosova dominon turizmin në Shqipëri, 37% e hyrjeve janë nga kosovarët
Lajme
Trump shtyu vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë
Trump shtyu vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë
Lajme
Sot s’ka kufizim të qarkullimit të kamionëve
Sot s’ka kufizim të qarkullimit të kamionëve
Lajme

You Might Also Like

Bisedimet SHBA-Iran kanë mbetur në një ngërç – zhvillimet e fundit
Lajme

Bisedimet SHBA-Iran kanë mbetur në një ngërç – zhvillimet e fundit

August 19, 2026
ShBA-ja i vendos sanksione kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Lajme

ShBA-ja i vendos sanksione kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare

August 19, 2026
Aleanca mban konferencë për media në Kuvendin e Kosovës
Lajme

Aleanca mban konferencë për media në Kuvendin e Kosovës

August 19, 2026
Kapet kosovari në Kroaci, po tentonte të kontrabandonte të 43 orë të dorës
Lajme

Kapet kosovari në Kroaci, po tentonte të kontrabandonte të 43 orë të dorës

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?