By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos
Lajme

Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos

Momenti
SHARE
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për rolin e ambicies në politikë dhe fusha të tjera të jetës, duke theksuar se pa ambicie nuk mund të arrihen objektiva të mëdha.

Thaçi në intervistën me Arben Ahmetin në Kanal 10, ka deklaruar se gjatë gjithë jetës së tij ka qenë ambicioz dhe se këtë e konsideron një nga arsyet e arritjes së qëllimeve politike.

“Gjithë jetën kam qenë dhe jam ambicioz, i madh bile. Por, edhe kam punuar shumë për realizimin e qëllimeve: të lirisë dhe pavarësisë. Ka mbetur edhe integrimi në NATO dhe BE”, ka thënë ai.

Sipas tij, ambicia është e domosdoshme jo vetëm në politikë, por edhe në fusha të tjera si shkenca, media, sporti apo biznesi.

“Ata që duan të futen në politikë, shkencë, media, sport, biznes apo aktivitete tjera… nëse nuk kanë ambicie mos të futen fare, sepse bëhen barrë për të tjerët”, është shprehur Thaçi.

Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para pavarësisë: “Mos humb kohë pas ngjyrave të tingujve”

Ai ka theksuar se ambicia nuk duhet ngatërruar me karrierizmin, duke i cilësuar si dy koncepte të ndryshme.

“Janë dy kategori mendimi, sjelljeje dhe veprimi shumë të dallueshme. Nuk i ndan fija e perit, por vlera dhe deri ku shkon antivlera”, ka deklaruar ai.

Thaçi ka përmendur edhe rrugëtimin e tij politik, duke thënë se në disa raste është tërhequr nga pozita të larta për arsye politike dhe institucionale.

Ai ka kujtuar vitet 2001 dhe 2014, kur, pavarësisht fitoreve zgjedhore, ishte tërhequr nga posti i kryeministrit, si dhe dorëheqjen e tij nga posti i presidentit në vitin 2020 para dërgimit në Hagë.

“Në politikë, jo rrallë një hap prapa të hap shtigje të reja, por mund edhe të të fundos. Varet si e menaxhon tërheqjen dhe për çfarë motivi ndërton rikthimin”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, suksesi politik kërkon durim, kontroll të egos dhe menaxhim të interesit personal në funksion të kauzës.

You Might Also Like

Bllokimi i minatorëve, reagon Sindikata e Trepçës: Duhet investime serioze, me pajisje po rritet rreziku
Llapi dhe Dukagjini ndahen në paqe, pa fitues në Podujevë
Sanduiçë me vezë dhe izolim, jeta në karantinën e hantavirusit në SHBA
Luajti perfekt tek Tirana, Halili: Jemi më shumë të çliruar, sesa të lumtur, ekipi ka gjithmonë ambicie më të mëdha se kaq
Rrëzohet kërkesa nga GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
“Është vetëm biznes”, zbulohen mesazhet në SkyECC të bosit shqiptar të kokainës në Ekuador
TOP Momenti

“Është vetëm biznes”, zbulohen mesazhet në SkyECC të bosit shqiptar të kokainës në Ekuador

Momenti
Momenti
May 14, 2026
Izraeli paralajmëron padi ndaj gazetës amerikane “New York Times” pas shkrimit për dhunimin e të burgosurve nga Palestina
Shifrat: Sa shqiptarë u refuzuan për hyrje në BE në vitin 2025
Kasami i përgjigjet opozitës: Ishte Dita e Evropës, prandaj intonuam vetëm himnin evropian
Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin GUXO dhe mos të kesh guxim ta përkrahësh Osmanin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?