By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: REL: SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej 14 milionë dollarësh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
REL: SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej 14 milionë dollarësh
Lajme

REL: SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Momenti
Published: May 14, 2026

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh apo më shumë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë disa burime brenda Kongresit.

Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit amerikan të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Your browser does not support the video tag.

I njëjti i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

Neni 36(c) kërkon që administrata amerikane ta njoftojë Kongresin për disa shitje apo leje të propozuara të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja.

Në dokumentin e Kongresit nuk jepen hollësi publike për llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë leje.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për më shumë hollësi, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga zyrtarët e saj.

Njoftimi për furnizimin e Kosovës me armatim të ri amerikan vjen në kohën kur kongresistë amerikanë po bëjnë thirrje që Uashingtoni ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Kosova nuk ka bërë ende kërkesë formale për t’u anëtarësuar në NATO, pasi përballet me pengesa të mëdha, siç është mungesa e njohjes së saj nga katër vendet anëtare: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Kosova edhe në të kaluarën ka blerë pajisje ushtarake nga Uashingtoni.

Në shkurtin e vitit 2025, Kosova pranoi dronë të blerë nga SHBA-ja. Muaj më vonë, Kosova u furnizua me autoblinda të blera në SHBA.

Në vitin 2024, Kosova bëri kërkesë për blerjen e 200 raketave kundërtanke “Javelin”.

Asokohe, Departamenti amerikan i Shtetit kishte konfirmuar për REL-in se vlera e raketave që Kosova kërkonte t’i blinte ishte rreth 75 milionë dollarë.

Më 2018, nga SHBA-ja, në Kosovë kishin ardhur automjete ushtarake, të tipit Humvee. Për furnizimin me 51 automjete të këtij tipi, Qeveria e Kosovës në vitin 2018 kishte nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, AM General.

Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikane i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) aktualisht është në proces të shndërrimit në ushtri. Procesi i transformimit të FSK-së në forca të armatosura nisi më 2018, pas miratimit të ndryshimeve ligjore. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), e cila insiston që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile.

Aktualisht, FSK-ja po përgatitet të bashkohet me Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, e cila është pjesë e planit për paqe në këtë rajon, të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Një ekip i FSK-së mbërriti muajin e kaluar në Rripin e Gazës për të bërë një vlerësim të vendit ku pritet të veprojnë trupat kosovare si pjesë e një force ndërkombëtare në territorin palestinez.

Përbërja e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese nuk është përcaktuar ende plotësisht, por, sipas Rezolutës 2803 të OKB-së, ajo pritet të veprojë në koordinim me Izraelin dhe Egjiptin, si dhe me një forcë policore palestineze të trajnuar rishtas.

Nuk është ende e qartë se kur do të dislokohen kontingjentet e para, por, sipas disa raportimeve, kjo mund të ndodhë në muajin maj./REL/

The post REL: SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej 14 milionë dollarësh appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shefi i CIA-s udhëton për në Moskë për bisedime të paparalajmëruara, raportojnë mediat amerikane
Kina kritikon sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Iranit dhe partnerëve tregtarë
Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
TOP Momenti
Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive
TOP Momenti
KFOR: Hapjen ose jo të urës mbi Ibër e përcaktojnë BE-ja dhe Kosova, jo ne
KFOR: Hapjen ose jo të urës mbi Ibër e përcaktojnë BE-ja dhe Kosova, jo ne
TOP Momenti
KFOR-i: Prania jonë do të rritet në disa zona të veriut, përfshirë Mitrovicën e Veriut
KFOR-i: Prania jonë do të rritet në disa zona të veriut, përfshirë Mitrovicën e Veriut
TOP Momenti
Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton
Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton
TOP Momenti

You Might Also Like

Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Lajme

Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë

August 25, 2026
Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë
Lajme

Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë

August 25, 2026
Trump i jep lamtumirën Dolly Parton: Një humbje e vërtetë për miliona njerëz, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë
Lajme

Trump i jep lamtumirën Dolly Parton: Një humbje e vërtetë për miliona njerëz, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë

August 25, 2026
Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 ishin të paplanifikuara
Lajme

Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 ishin të paplanifikuara

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?