By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Standard i dyfishtë dhe hipokrizi” – Çitaku me reagim të ri ndaj ambasadorit britanik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Standard i dyfishtë dhe hipokrizi” – Çitaku me reagim të ri ndaj ambasadorit britanik
TOP Momenti

“Standard i dyfishtë dhe hipokrizi” – Çitaku me reagim të ri ndaj ambasadorit britanik

Momenti
Published: September 29, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish ndaj ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, duke e akuzuar atë për standard të dyfishtë në raport me çështjen e pavarësisë së drejtësisë.

Çitaku ka rikujtuar qëndrimet e ambasadorit britanik në mbështetje të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke iu referuar deklarimeve se Britania e Madhe nuk ndërhyn në çështjet gjyqësore dhe se beson në drejtësinë e pavarur.

Në reagimin e saj, deputetja e PDK-së ka sjellë në vëmendje edhe raportimet për një telefonatë të vitit 2024 mes ish-sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, dhe kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Qeveria britanike ka konfirmuar se telefonata mes Cameronit dhe Khanit është zhvilluar më 23 prill 2024, ndërsa pretendimet se gjatë saj është ushtruar presion ndaj kryeprokurorit janë bërë nga vetë Khan dhe janë raportuar nga mediat. David Cameron ishte sekretar i Jashtëm britanik nga nëntori 2023 deri në korrik 2024.

Duke iu referuar këtij rasti, Çitaku ka kritikuar faktin që, sipas saj, ambasadori Hargreaves nuk ka reaguar publikisht.

“Kjo heshtje është e vështirë të mos shihet si standard i dyfishtë dhe si hipokrizi: në Kosovë flitet vazhdimisht për pavarësinë e drejtësisë dhe mosndërhyrjen në çështjet gjyqësore, ndërsa përballë një rasti që prek drejtpërdrejt Britaninë e Madhe, heshtja duket se është zgjedhja e ambasadorit”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se pajtohet me parimin e pavarësisë së drejtësisë, por ka kërkuar që i njëjti standard të vlejë në çdo rast.

“Nëse drejtësia duhet të jetë e pavarur, e që pajtohem se duhet të jetë, atëherë duhet të jetë e pandikuar dhe e pavarur për të gjithë. Edhe kur bëhet fjalë për ju, zoti ambasador!”, ka përfunduar Çitaku./Telegrafi.

You Might Also Like

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun e Shqipërisë?
Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona mbesin të lënduar
Salih Mustafa mesazh nga Haga protestuesve: Jeni shndërruar në luftëtarë të drejtësisë
Çitaku i reagon ambasadorit britanik: As nuk e keni lexuar aktakuzën, mos na qitni hi syve
Mucunski: Procesi i anëtarësimit në BE duhet të transformojë shoqërinë tonë, jo identitetin tonë kombëtar

LEXO GJITHASHTU

Një tavolinë me vlerë triliona dollarë, dreka e Trump me shefat e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në Shtëpinë e Bardhë
Një tavolinë me vlerë triliona dollarë, dreka e Trump me shefat e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në Shtëpinë e Bardhë
Lajme
Haziri: Raportet politike po kushtëzohen mes presidentit dhe Speciales
Haziri: Raportet politike po kushtëzohen mes presidentit dhe Speciales
Lajme
Maroku për herë të parë me një grua në krye të qeverisë, mbreti i beson postin Fatima Zahra El Mansourit
Maroku për herë të parë me një grua në krye të qeverisë, mbreti i beson postin Fatima Zahra El Mansourit
Lajme
Aksident me tre të lënduar në Prishtinë
Aksident me tre të lënduar në Prishtinë
Lajme
Doresa ironizon thashethemet për ndarje: “Sipas TikTok-ut, më ka tradhtuar”
Doresa ironizon thashethemet për ndarje: “Sipas TikTok-ut, më ka tradhtuar”
Lajme

You Might Also Like

DPHM: Vijon periudhë me mot stabil
TOP Momenti

DPHM: Vijon periudhë me mot stabil

September 29, 2026
Marrëveshje në Zyrën e Kryeministrit: Partitë shqiptare garojnë bashkë në zgjedhjet në Serbi
TOP Momenti

Marrëveshje në Zyrën e Kryeministrit: Partitë shqiptare garojnë bashkë në zgjedhjet në Serbi

September 29, 2026
Gjykata cakton një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
TOP Momenti

Gjykata cakton një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”, Haziri kërkon veprim nga Kurti: Zgjidhja është në tavolinën tuaj
TOP Momenti

“Jo në emrin tim”, Haziri kërkon veprim nga Kurti: Zgjidhja është në tavolinën tuaj

September 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?