Influencerja shqiptare Doresa, e cila jeton në Gjermani, ka reaguar ndaj aludimeve të vazhdueshme për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj, Berati.
Doresa është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga përditshmëria dhe jeta si nënë e katër fëmijëve.
Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram përmes rubrikës “Ask me a question”, ajo është pyetur sërish për raportin me bashkëshortin.
Prej kohësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar spekulime për një krizë ose ndarje mes çiftit, por Doresa ka zgjedhur kësaj here t’u përgjigjet me ironi.

“Po, patjetër! Madje sipas kërkimeve në TikTok ai më ka tradhtuar. Vetëm se nuk e di a ka ndodhur me ekskavatorin në kantierin e ndërtimit apo me printerin në punë”, është shprehur ajo me humor.
Përmes kësaj përgjigjeje, influencerja ka lënë të kuptohet se nuk i merr seriozisht thashethemet që qarkullojnë për martesën e saj.
Deklarata e saj është interpretuar si një mohim ironik i lajmeve për ndarje dhe tradhti, të cilat ajo i ka cilësuar në mënyrë të tërthortë si spekulime pa bazë.
Në muajin gusht, Doresa ishte e ftuar në “Prive by Liberta Spahiu”, ku kishte folur më hapur për jetën personale.
Gjatë intervistës, ajo kishte rrëfyer për përvojën si nënë e katër fëmijëve, jetën në Gjermani, përballjen me sëmundjen e bashkëshortit dhe sfidat e ndryshme që familja ka kaluar ndër vite.
The post Doresa ironizon thashethemet për ndarje: “Sipas TikTok-ut, më ka tradhtuar” appeared first on Gazeta Express.

