Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai është pyetur se a do e votonte për President një zyrtar të VV-së, nëse VV voton ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Hamza tha se nëse ka marrëveshje PDK-VV, është për një President me përvojë që nuk nënkupton domosdoshmërisht të mos jetë aktiv aktualisht në jetën politike.
“Konsensual vetëm mes dy partive politike nuk ka, ajo është marrëveshje”.
“Një president me marrëveshje mes LVV dhe PDK-së, jam në favor më tepër të asaj për njerëz që kanë më shumë përvojë, që kanë shërby në institucione, por edhe nëse janë aktiv në politikën e Kosovës”, ka thënë ai. /Gazeta Express
The post A e voton PDK një president nga radhët e VV-së nëse kjo e fundit voton ndryshim-ligjin e Speciales, kështu përgjigjet Hamza appeared first on Gazeta Express.

