By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Milei kërcënon Britaninë: Dy javë afat për ndalimin e kërkimeve për naftë në Ishujt Falkland
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Milei kërcënon Britaninë: Dy javë afat për ndalimin e kërkimeve për naftë në Ishujt Falkland
Lajme

Milei kërcënon Britaninë: Dy javë afat për ndalimin e kërkimeve për naftë në Ishujt Falkland

Momenti
Published: September 29, 2026

Presidenti i Argjentinës ka kërcënuar se do të nisë një proces gjyqësor kundër qeverisë britanike, nëse ajo nuk ndalon aktivitetet e kërkimit për naftë në brigjet e Ishujve Falkland.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Javier Milei i dha një afat prej dy javësh projektit të fushës së naftës Sea Lion, një sipërmarrje e përbashkët mes kompanive izraelite dhe britanike, për t’u pezulluar.

Kompanitë këmbëngulin se disponojnë licenca të vlefshme të lëshuara nga Britania e Madhe.

Deklaratat rrisin tensionet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Argjentinës për sovranitetin e arkipelagut, i njohur në Argjentinë si Las Malvinas, më shumë se 40 vjet pasi një forcë ushtarake britanike dëboi trupat argjentinase që kishin pushtuar territorin në vitin 1982.

Milei tha se, nëse afati prej dy javësh nuk respektohet, ai ka “udhëzuar Ministrinë e Jashtme dhe ekipet ligjore të nisin arbitrazhin ndërkombëtar” kundër Britanisë së Madhe për atë që ai e cilësoi si “grabitje të paligjshme të burimeve tona përmes Projektit Sea Lion”.

Ai vijoi duke paralajmëruar Britaninë e Madhe se, nëse “shfrytëzimi i paligjshëm” i rajonit nuk ndalet brenda dy javësh, Argjentina do ta çojë çështjen përpara Tribunalit Ndërkombëtar për të Drejtën e Detit.

Tribunali Ndërkombëtar është një organ i pavarur gjyqësor me seli në Hamburg, përgjegjës për zbatimin e drejtë të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit.

Ky zhvillim vjen pak pasi Milei kritikoi ashpër OKB-në në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme, për dështimin për të ndërmarrë veprime lidhur me sovranitetin e Ishujve Falkland.

The post Milei kërcënon Britaninë: Dy javë afat për ndalimin e kërkimeve për naftë në Ishujt Falkland appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA
Ambasadori amerikan kritikon ashpër nismën e BE-së për blerjen e armëve evropiane
Deliu-Kodra i bën thirrje Qeverisë: Silleni në Kuvend projektligjin për Specialen
Kurti e do sërish President Bekim Sejdiun që u tërhoq: Duhet ta respektojmë marrëveshjen
Storie suksesi – Partneriteti i Comoditas dhe UNICEF-it shpërndahet në rrjetin global të organizatës

LEXO GJITHASHTU

‘‘Blerje e kohës, jo reflektim… po don me zbut kërkesën e masës në shesh’’, Mërgim Lushtaku për Kurtin
‘‘Blerje e kohës, jo reflektim… po don me zbut kërkesën e masës në shesh’’, Mërgim Lushtaku për Kurtin
Lajme
Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës
Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës
TOP Momenti
Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime
Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime
TOP Momenti
Kurti: Aktgjykimi mijëra faqësh mund të dalë brenda javësh, ish-krerët e UÇK-së duhet t’i mbrojmë së bashku me Shqipërinë që të dalim triumfues
Kurti: Aktgjykimi mijëra faqësh mund të dalë brenda javësh, ish-krerët e UÇK-së duhet t’i mbrojmë së bashku me Shqipërinë që të dalim triumfues
Lajme
Arabia Saudite mohon takimin me zyrtarët izraelitë në Abu Dhabi
Arabia Saudite mohon takimin me zyrtarët izraelitë në Abu Dhabi
Lajme

You Might Also Like

Haradinaj fton qytetarët në protestën e nesërme: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës
Lajme

Haradinaj fton qytetarët në protestën e nesërme: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

September 30, 2026
Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës
Lajme

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

September 30, 2026
‘‘Zgjedhjet janë afër, afati po shterret’’, analisti Dibran Hoxha: Mbetemi në amulli që po na përcjell tash e dy vjet
Lajme

‘‘Zgjedhjet janë afër, afati po shterret’’, analisti Dibran Hoxha: Mbetemi në amulli që po na përcjell tash e dy vjet

September 30, 2026
Norvegjia heton lidhjet me Epstein, në parlament thirren 11 ministra dhe ish-ministra
Lajme

Norvegjia heton lidhjet me Epstein, në parlament thirren 11 ministra dhe ish-ministra

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?