By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IPDV me vlerësim për Specialen: 1,375 gjetje procedurale e provuese gjatë procesit në Hagë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IPDV me vlerësim për Specialen: 1,375 gjetje procedurale e provuese gjatë procesit në Hagë
Lajme

IPDV me vlerësim për Specialen: 1,375 gjetje procedurale e provuese gjatë procesit në Hagë

Momenti
Published: September 29, 2026

Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike (IPDV) ka publikuar një Vlerësim Institucional Transatlantik lidhur me procesin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të shoqëruar me një regjistër prej 1,375 gjetjesh të strukturuara që lidhen me çështje procedurale dhe provuese gjatë procesit gjyqësor.

Sipas materialit të IPDV-së, Kapitulli 8 i vlerësimit trajton çështjet procedurale dhe provuese të evidentuara gjatë procesit, ndërsa Regjistri Procedural përmban jo më pak se 1,375 gjetje të klasifikuara.

IPDV sqaron se numri prej 1,375 nuk duhet interpretuar si 1,375 shkelje të konstatuara gjyqësisht. Regjistri përfshin shkelje ose gabime të konstatuara, mangësi të pranuara apo të korrigjuara, problematika procedurale të dokumentuara, pretendime dhe kundërshtime të palëve, masa korrigjuese, çështje të provave dhe pranueshmërisë, si dhe raste të shqyrtuara nga gjykata ku nuk është konstatuar shkelje.

Sipas klasifikimit të prezantuar nga Instituti, në regjistër përfshihen 311 çështje që lidhen me provat dhe pranueshmërinë, 254 shqetësime procedurale të dokumentuara, 228 pretendime dhe kundërshtime procedurale të Mbrojtjes dhe 206 çështje të tjera procedurale.

Po ashtu, janë evidentuar 67 vendime që lidhen me mbrojtjen e të drejtave dhe proporcionalitetin, 57 vlerësime analitike për ndikimin potencial, 20 shqyrtime gjyqësore për paraburgimin ose lirimin, si dhe urdhra të ndryshëm për administrimin dhe menaxhimin e çështjes.

IPDV kërkon shqyrtimin e efektit të mundshëm kumulativ

Ndër çështjet që IPDV thotë se duhen shqyrtuar janë zbulimi apo dorëzimi me vonesë i materialeve, mangësitë në njoftim, kufizimet në ballafaqim, përdorimi i deklaratave të mëparshme ose provave të patestuara, besueshmëria dhe prejardhja e materialeve, si dhe garancitë procedurale.

Instituti kërkon që çështjet e dokumentuara t’i nënshtrohen kontrollit juridik nga organet kompetente dhe, kur është relevante, të shqyrtohet edhe efekti i tyre kumulativ.

Sipas vlerësimit, qëllimi duhet të jetë përcaktimi nëse efekti i kombinuar i çështjeve relevante mund të ketë ndikuar materialisht në drejtësinë e procesit ose në qëndrueshmërinë e gjetjeve të aktgjykimit.

Përgjegjësia individuale dhe UÇK-ja

Një pjesë e veçantë e dokumentit trajton raportin ndërmjet përgjegjësisë penale individuale të të akuzuarve dhe atribuimit më të gjerë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

IPDV argumenton se përgjegjësia penale duhet të mbetet individuale dhe të mbështetet në prova për veprimin, kontributin, dijeninë dhe elementin mendor të secilit person. Sipas Institutit, pozita drejtuese, autoriteti apo përkatësia në UÇK mund të kenë rëndësi provuese, por nuk mund ta zëvendësojnë provën individuale.

Në këtë aspekt, Instituti thotë se identifikon atë që e quan një “kontradiktë potencialisht substanciale”: nga njëra anë, UÇK-ja formalisht nuk është objekt i përgjegjësisë penale, ndërsa nga ana tjetër, sipas IPDV-së, një pjesë e arkitekturës faktike dhe juridike mbi të cilën është ndërtuar përgjegjësia e katër të akuzuarve lidhet me pozitat, autoritetin, marrëdhëniet dhe strukturat e tyre brenda UÇK-së, si dhe me “qëllimin e përbashkët kriminal” të konstatuar nga Trupi Gjykues.

IPDV paralajmëron gjithashtu për atë që e konsideron rrezik të zgjerimit të interpretimit përtej përgjegjësisë së individëve – drejt karakterizimit të UÇK-së, luftës në Kosovë dhe, më tej, rolit të demokracive perëndimore gjatë luftës. Sipas Institutit, një interpretim i tillë do të shkonte përtej objektit juridik të çështjes dhe kufijve të deklaruar të procesit të Dhomave të Specializuara.

Nga pretendimet për trafikim organesh deri te krijimi i Speciales

Vlerësimi i IPDV-së i kushton një kapitull të veçantë edhe historikut që çoi në krijimin e Dhomave të Specializuara, duke nisur nga pretendimet e publikuara nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, e deri te raporti i Dick Martyt.

Sipas dokumentit, pretendimet për trafikim organesh ishin të njohura për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë gjatë mandatit të Del Pontes, por, sipas IPDV-së, nuk ishin substancuar dhe nuk kishin prodhuar aktakuzë nga ky tribunal. Del Ponte më pas i publikoi pretendimet në librin e saj “The Hunt” në vitin 2008.

Pas publikimit, çështja kaloi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku Dick Marty u caktua raportues. IPDV nënvizon se raporti i Martyt i vitit 2011 ishte një raport parlamentar-hetimor që kërkonte hetime të mëtejshme dhe jo një aktakuzë.

Dokumenti përshkruan më pas zinxhirin institucional nga pretendimet fillestare, libri i Del Pontes dhe raporti i Martyt, te hetimet e Task Forcës Speciale Hetimore (SITF) dhe, në fund, krijimi i Dhomave të Specializuara.

IPDV veçon faktin se pretendimi për trafikim organesh, i cili ishte pjesë e zinxhirit institucional që parapriu krijimin e mekanizmit, nuk u shndërrua në akuzë penale. Dhomat e Specializuara vazhduan më pas me akuza për krime të tjera.

Vlerësimi u dërgohet institucioneve në BE, SHBA, Britani dhe Kanada

IPDV ka bërë të ditur se ka nisur qarkullimin institucional të Vlerësimit në Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada, përfshirë nivele politike dhe institucionale.

Dokumenti është përgatitur me statusin “Përgatitur për qarkullim institucional”.

Instituti kërkon që çështjet e dokumentuara të shqyrtohen nga organet kompetente sipas statusit dhe rëndësisë së tyre juridike, duke respektuar procedurat dhe mjetet juridike të parashikuara me ligj.

The post IPDV me vlerësim për Specialen: 1,375 gjetje procedurale e provuese gjatë procesit në Hagë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Wikipedia korrigjon prezantimin e Hashim Thaçit, largohet cilësimi për krime lufte
Gucati për Marshin e 1 Tetorit: Pres pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, në apel do të dalim fitimtarë
OVL e UÇK mban konferencë për media
Në ditët e fundit të afatit, ish-marinsi amerikan kërkon vëllanë në një kamp refugjatësh afganë në Katar
Donald Trump: Iranit nuk i kam ofruar asgjë për lehtësimin e sanksioneve

LEXO GJITHASHTU

Dita Botërore e Zemrës, ISHP: Do të hap një pikë kontrolli falas në Shkup
Dita Botërore e Zemrës, ISHP: Do të hap një pikë kontrolli falas në Shkup
TOP Momenti
Tetë raste të reja me fruth gjatë javës së fundit në Kosovë
Tetë raste të reja me fruth gjatë javës së fundit në Kosovë
Lajme
Rubio thotë se një aktor i huaj qëndron pas komplotit me bombë në RAF Fairford
Rubio thotë se një aktor i huaj qëndron pas komplotit me bombë në RAF Fairford
Lajme
Miftaraj: Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është proces tejet kompleks
Miftaraj: Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është proces tejet kompleks
Lajme
Gjini e fton Kurtin në ballafaqim publik: Në takime të mbyllura nuk vij
Gjini e fton Kurtin në ballafaqim publik: Në takime të mbyllura nuk vij
Lajme

You Might Also Like

Hasani: Ramush Haradinaj është figura e duhur për president në këto rrethana
Lajme

Hasani: Ramush Haradinaj është figura e duhur për president në këto rrethana

September 29, 2026
Moti sot, me diell dhe vranët
Lajme

Moti sot, me diell dhe vranët

September 29, 2026
Ndodh për herë të parë në Holandë: Eutanazi ndaj një fëmije 2-vjeçar
Lajme

Ndodh për herë të parë në Holandë: Eutanazi ndaj një fëmije 2-vjeçar

September 29, 2026
Paralajmërimi i inteligjencës daneze: Rusia do të sulmojë NATO-n
Lajme

Paralajmërimi i inteligjencës daneze: Rusia do të sulmojë NATO-n

September 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?