By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tetë raste të reja me fruth gjatë javës së fundit në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tetë raste të reja me fruth gjatë javës së fundit në Kosovë
Lajme

Tetë raste të reja me fruth gjatë javës së fundit në Kosovë

Momenti
Published: September 29, 2026

Tetë raste të reja me fruth janë konfirmuar në Kosovë gjatë javës së fundit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nga 16 prilli deri më 27 shtator 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 180 raste me këtë sëmundje.

IKSHPK ka bërë të ditur se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara u përkasin personave që nuk janë vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.

“Vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme, më e sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Përveç vaksinimit të rregullt, sipas kalendarit kombëtar të imunizimit, IKSHPK ka intensifikuar edhe vaksinimin plotësues për fëmijët që, për arsye të ndryshme, nuk janë vaksinuar me kohë.

Sipas Institutit, si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3 mijë e 176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç.

“Ky rezultat konfirmon ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka vlerësuar kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve në rritjen e shkallës së vaksinimit.

Instituti ka theksuar se vaksinimi i fëmijëve është thelbësor për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të fruthit.

The post Tetë raste të reja me fruth gjatë javës së fundit në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Konfirmohet vrasja e komandantit të Hamasit në sulmin në Gaza
Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmojnë vizitën sekrete të kryeministrit izraelit në Abu Dhabi
Foto mahnitëse nga hapësira pasqyrojnë ndriçimin e disa qyteteve të botës
“E sheh Evropën si shembull të pajtimit mes armiqve”- DW: Atje ku dikur zhvilloheshin luftëra, Papa Leoni XIV tani bën thirrje për paqe
Cani: AfD ka politikë të ashpër ndaj të huajve, synon edhe “remigracionin”

LEXO GJITHASHTU

Rama në Bruksel për Samitin e Euronews 2026 për Turizmin
Rama në Bruksel për Samitin e Euronews 2026 për Turizmin
TOP Momenti
876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë konfiskohen në Prizren
876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë konfiskohen në Prizren
TOP Momenti
LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi
LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi
TOP Momenti
Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren
Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren
Lajme
Për herë të parë në Kosovë, nis heqja e një dige për rikthimin e rrjedhës së lirë të lumit
Për herë të parë në Kosovë, nis heqja e një dige për rikthimin e rrjedhës së lirë të lumit
Lajme

You Might Also Like

Kryeministri Rama në Bruksel për Samitin e Euronews 2026 për Turizmin
Lajme

Kryeministri Rama në Bruksel për Samitin e Euronews 2026 për Turizmin

September 29, 2026
Irani pret përgjigjen e SHBA-së për Ngushticën e Hormuzit, Araghchi: Mund të hapet brenda 7 ditësh
Lajme

Irani pret përgjigjen e SHBA-së për Ngushticën e Hormuzit, Araghchi: Mund të hapet brenda 7 ditësh

September 29, 2026
Sulm kibernetik ndaj SRG-së, vidhen të dhënat e rreth 340 punonjësve
Lajme

Sulm kibernetik ndaj SRG-së, vidhen të dhënat e rreth 340 punonjësve

September 29, 2026
Zelensky: Koreja e Veriut po përgatit edhe 10 mijë trupa të tjerë për Rusinë
Lajme

Zelensky: Koreja e Veriut po përgatit edhe 10 mijë trupa të tjerë për Rusinë

September 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?