By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dëbimi i mbi 862 mijë shqiptarëve, nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dëbimi i mbi 862 mijë shqiptarëve, nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve
TOP Momenti

Dëbimi i mbi 862 mijë shqiptarëve, nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve

Momenti
Published: September 28, 2026

Për dëbimin e qindra mijëra shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1999, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë nis gjykimi në mungesë ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit dyshohen se gjatë periudhës janar–qershor 1999 kanë ushtruar autoritet dhe kontroll efektiv mbi forcat që vepronin nën përgjegjësinë e tyre gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë.

Prokuroria pretendon se ata kanë qenë në dijeni për veprimet e forcave nën komandën ose kontrollin e tyre, përmes raporteve operative, komunikimeve të brendshme dhe pranisë në terren.

Në aktakuzë përmenden shkatërrimi dhe djegia e shtëpive, dëmtimi i infrastrukturës civile, përndjekja dhe ndalimi arbitrar i personave mbi baza etnike, si dhe sulmet ndaj fshatrave dhe qyteteve të banuara me shqiptarë.

Sipas Prokurorisë, këto veprime kanë rezultuar me organizimin e kolonave të detyruara të civilëve shqiptarë, të cilët u dëbuan nga Kosova drejt kufijve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e atëhershme.

Aktakuza i referohet shifrës prej 862 mijë e 979 civilësh shqiptarë të dëbuar gjatë kësaj periudhe.

Prokuroria pretendon gjithashtu se të pandehurit nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar veprimet e kundërligjshme, për t’i ndaluar autorët apo për t’i raportuar ato te autoritetet përkatëse.

Procesi do të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, ndërsa përgjegjësia e tyre penale do të përcaktohet nga gjykata pas shqyrtimit të provave dhe zhvillimit të procedurave gjyqësore. /Telegrafi/

You Might Also Like

EULEX dhe Policia e Kosovës zhvillojnë stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave
Lëndohet një këmbësor i mitur në një aksident trafiku në Shkup
Siguria e IA-së kërkon sy brenda laboratorit
Dy orë para seancës, Kurti largohet nga Kuvendi – hesht për takimin me Hamzën
Aktgjykimi i Speciales në Kuvend – zhvillimet minutë pas minute

LEXO GJITHASHTU

EULEX dhe Policia e Kosovës kryejnë sot stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave
EULEX dhe Policia e Kosovës kryejnë sot stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave
Lajme
Dy raste të dhunës në familje u raportuan në Prishtinë të dielën, një person në kërkim
Dy raste të dhunës në familje u raportuan në Prishtinë të dielën, një person në kërkim
Lajme
Rama nga Bloomberg Global HQ: Prishtina duhet të lidhet më fuqishëm me ekonominë, teknologjinë dhe investimet globale
Rama nga Bloomberg Global HQ: Prishtina duhet të lidhet më fuqishëm me ekonominë, teknologjinë dhe investimet globale
Lajme
Ministri i Jashtëm polak: Rusisë i mungojnë forcat për një sulm të madh ndaj NATO-s
Ministri i Jashtëm polak: Rusisë i mungojnë forcat për një sulm të madh ndaj NATO-s
Lajme
Një punonjës në Maqedoni u kushton punëdhënësve gati 13 mijë euro në vit
Një punonjës në Maqedoni u kushton punëdhënësve gati 13 mijë euro në vit
TOP Momenti

You Might Also Like

Raportohet e zhdukur një grua në Ferizaj
TOP Momenti

Raportohet e zhdukur një grua në Ferizaj

September 28, 2026
Mirëqenia përtej pagës dhe sfidat e grave e të rinjve në tregun e punës – Brikena Berisha së shpejti në “Rrugëtimi”
TOP Momenti

Mirëqenia përtej pagës dhe sfidat e grave e të rinjve në tregun e punës – Brikena Berisha së shpejti në “Rrugëtimi”

September 28, 2026
LSDM: 11 javë nuk ka raport për ujin në Gostivar
TOP Momenti

LSDM: 11 javë nuk ka raport për ujin në Gostivar

September 28, 2026
Shërbimi ynë jointeligjent
TOP Momenti

Shërbimi ynë jointeligjent

September 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?