Dy raste të dhunës në familje janë raportuar të dielën në Prishtinë.
Në rastin e parë, një person dyshohet se pati sjellje arrogante dhe ofendoi familjarin e tij. I dyshuari ndodhet në kërkim policor
“Prishtinë / 27.09.2026 – 10:35. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka pasur sjellje arrogante duke i thënë edhe fjalë ofenduese viktimës mashkull kosovar. I dyshuari ishte larguar nga shtëpia dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor”, thuhet në njoftim.
Në rastin e dytë, një grua dyshohet se ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj familjares së saj.
“Prishtinë / 27.09.2026 – 17:30. Raportohet se e dyshuara kosovare ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin palët janë dërguar në stacion dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
The post Dy raste të dhunës në familje u raportuan në Prishtinë të dielën, një person në kërkim appeared first on Gazeta Express.

