By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dy incidente me të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dy incidente me të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur
Lajme

Dy incidente me të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur

Momenti
Published: September 27, 2026

Njëzet e shtatë persona janë vrarë në dy incidente të të shtënave masive me diferencë prej pak orësh në Afrikën e Jugut; ky është rasti më i fundit i dhunës me armë që godet vendin, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Shtatëmbëdhjetë persona humbën jetën kur tetë persona të armatosur hynë me forcë në një lokal pranë Johanesburgut mbrëmjen e së shtunës, ndërsa 15 të tjerë mbetën të plagosur.

Në një incident të veçantë, në orët e para të së dielës, 10 persona u vranë jashtë një ambienti argëtimi në një zonë periferike pranë Kejptaunit dhe 11 të tjerë u plagosën.

Afrika e Jugut ka një nga nivelet më të larta të vrasjeve në botë dhe është përballur me vështirësi në frenimin e dhunës me armë të lidhur me bandat kriminale gjatë viteve të fundit. Policia nuk ka dhënë ende një motiv të qartë për asnjërin nga sulmet e fundit.

Në Johanesburg, personat e armatosur hapën zjarr ndaj klientëve jashtë lokalit, përpara se ta vazhdonin sulmin brenda dhe t’u vinin flakën dy automjeteve para se të largoheshin.

Policia bëri të ditur se u vranë trembëdhjetë burra dhe katër gra.

Komisioneri i Policisë së Gautengut, gjenerallejtënant Tommy Mthombeni, tha se mes viktimave kishte shtetas nga Etiopia dhe Lesoto, por se shumica dërrmuese ishin nga Afrika e Jugut.

Ai shtoi gjithashtu se policia dyshon se motivi i të shtënave ishte grabitja, pasi ishin marrë sende personale, por nuk përjashtoi mundësinë e konflikteve për kontrollin e territorit midis grupeve që merren me miniera të paligjshme.

The post Dy incidente me të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vuçiq jep dorëheqje nga posti i Presidentit të Serbisë, në stilin e Putin synon të kthehet si Kryeministër
Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bedri Hamza takon Kurtin një ditë para seancës, shihet duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë
Kosova kthehet me këmbë në tokë, mposhtet në Austri
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë

LEXO GJITHASHTU

Shtohen aksidentet e turistëve në zonat malore, problem lëvizja pa udhërrëfyes
Shtohen aksidentet e turistëve në zonat malore, problem lëvizja pa udhërrëfyes
TOP Momenti
Kurti takohet me Hamzën, një ditë para seancës së Kuvendit
Kurti takohet me Hamzën, një ditë para seancës së Kuvendit
TOP Momenti
Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
TOP Momenti
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
TOP Momenti
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
TOP Momenti

You Might Also Like

Mëngjese të ftohta e temperatura maksimale deri në 23 gradë gjatë ditës, moti gjatë javës sipas IHK’së
Lajme

Mëngjese të ftohta e temperatura maksimale deri në 23 gradë gjatë ditës, moti gjatë javës sipas IHK’së

September 27, 2026
Nata e 12-të e protestës kundër vendimit në Hagë, këta janë personat që do të flasin
Lajme

Nata e 12-të e protestës kundër vendimit në Hagë, këta janë personat që do të flasin

September 27, 2026
Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat
Lajme

Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat

September 27, 2026
Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit
Lajme

Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?