By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pamje nga Operacioni “Dosja 23”: 9 të arrestuar për krime lufte ndalohen për 48 orë, sekuestrohen armë e para
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pamje nga Operacioni “Dosja 23”: 9 të arrestuar për krime lufte ndalohen për 48 orë, sekuestrohen armë e para
Lajme

Pamje nga Operacioni “Dosja 23”: 9 të arrestuar për krime lufte ndalohen për 48 orë, sekuestrohen armë e para

Momenti
Published: September 27, 2026

Nëntë persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë dhe, me aktvendim të Prokurorisë Speciale, janë ndaluar për 48 orë.

Në një komunikatë të përbashkët për “Operacionin ‘Dosja 23’”, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës bënë të ditur se personat e arrestuar dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, duke publikuar pamje nga ky operacion.

“D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R dhe D.D dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në komunikatë.

Sipas autoriteteve, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur edhe nga njësitë e tjera të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar kontrolle në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

“Gjatë realizimit të bastisjes, janë sekuestruar këto prova materiale si në vijim”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë bastisjeve janë sekuestruar:

  • nëntë (9) telefona mobilë;
  • dy (2) libreza ushtarake;
  • një (1) armë e gjatë dhe një (1) pushkë gjuetie;
  • fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe fishekë të pushkës së gjuetisë;
  • katër (4) predha;
  • para të gatshme në shumën rreth 23,000 (njëzet e tre mijë) euro;
  • para të gatshme në shumën rreth 60,000 (gjashtëdhjetë mijë) dinarësh serbë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar nëse do të vazhdojnë angazhimin në rastet që lidhen me krimet e luftës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës, riafirmojnë përkushtimin dhe angazhimin në ndjekjen penale dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

The post Pamje nga Operacioni “Dosja 23”: 9 të arrestuar për krime lufte ndalohen për 48 orë, sekuestrohen armë e para appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita
Kina merr timonin në tregun e veturave elektrike në Kosovë
Rama: Shërbimet partnere patën vlerësime të shkëlqyera, Vlora Hyseni i ka borxh të madh moral Shqipërisë
Rama: Korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi e lufton korrupsionin, Shqipëria në rrugë pa kthim drejt BE-së
Atentati në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh mes grupeve kriminale

LEXO GJITHASHTU

Edhe Italia në këmbë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Edhe Italia në këmbë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
TOP Momenti
Kosova përballë vetvetes
Kosova përballë vetvetes
TOP Momenti
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që i kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që i kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
TOP Momenti
Karlsruhe e Gjermanisë njëzëri: Jo në emrin tim!
Karlsruhe e Gjermanisë njëzëri: Jo në emrin tim!
TOP Momenti
Risteski: Mjaft me pritje në sportele, po futet në përdorim karta digjitale për studentë
Risteski: Mjaft me pritje në sportele, po futet në përdorim karta digjitale për studentë
TOP Momenti

You Might Also Like

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, akuzat të provohen
Lajme

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, akuzat të provohen

September 27, 2026
Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK – Gërvalla i rikthen shifrat që i lexoi dje
Lajme

Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK – Gërvalla i rikthen shifrat që i lexoi dje

September 27, 2026
Arrestime pranë bazës ajrore britanike të përdorur nga SHBA-ja në luftën me Iranin
Lajme

Arrestime pranë bazës ajrore britanike të përdorur nga SHBA-ja në luftën me Iranin

September 27, 2026
Rreth 44 mijë kosovarë morën leje qëndrimi në BE, Gërxhaliu: Alarm për të ardhmen e vendit
Lajme

Rreth 44 mijë kosovarë morën leje qëndrimi në BE, Gërxhaliu: Alarm për të ardhmen e vendit

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?