By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Dosja 23”- nëntë të arrestuarit në Zubin Potok ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Dosja 23”- nëntë të arrestuarit në Zubin Potok ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
TOP Momenti

“Dosja 23”- nëntë të arrestuarit në Zubin Potok ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni

Momenti
Published: September 27, 2026

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë publikuar të dhëna të reja dhe pamje nga aksioni i sotëm në Zubin Potok, ku u arrestuan nëntë persona nën dyshimin për krime lufte.

Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, nëntë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Të dyshuarit D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D. dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur edhe nga njësi të tjera të Policisë së Kosovës, kanë realizuar kontrolle në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Gjatë bastisjeve, sipas autoriteteve, janë sekuestruar nëntë telefona mobilë, dy libreza ushtarake, një armë e gjatë dhe një pushkë gjuetie.

Po ashtu, janë sekuestruar fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe fishekë të pushkës së gjuetisë, katër predha, rreth 23 mijë euro para të gatshme dhe rreth 60 mijë dinarë serbë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë ndjekjen penale të personave të dyshuar për krime lufte.

Aksioni, i zhvilluar të dielën në disa fshatra të Zubin Potokut, është pjesë e operacionit të koduar “Dosja 23” dhe lidhet me hetimet për krime lufte të dyshuara gjatë luftës në Kosovë./Telegrafi/

You Might Also Like

Edhe Italia në këmbë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Kosova përballë vetvetes
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që i kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
Karlsruhe e Gjermanisë njëzëri: Jo në emrin tim!
Risteski: Mjaft me pritje në sportele, po futet në përdorim karta digjitale për studentë

LEXO GJITHASHTU

Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita
Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita
Lajme
Kina merr timonin në tregun e veturave elektrike në Kosovë
Kina merr timonin në tregun e veturave elektrike në Kosovë
Lajme
Rama: Shërbimet partnere patën vlerësime të shkëlqyera, Vlora Hyseni i ka borxh të madh moral Shqipërisë
Rama: Shërbimet partnere patën vlerësime të shkëlqyera, Vlora Hyseni i ka borxh të madh moral Shqipërisë
Lajme
“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet”- tifo grupet e Kosovës tubohen në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve
“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet”- tifo grupet e Kosovës tubohen në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve
TOP Momenti
Rama: Korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi e lufton korrupsionin, Shqipëria në rrugë pa kthim drejt BE-së
Rama: Korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi e lufton korrupsionin, Shqipëria në rrugë pa kthim drejt BE-së
Lajme

You Might Also Like

Çitaku ngre shqetësimin për interpretimin e luftës së UÇK-së nga Gjykata Speciale
TOP Momenti

Çitaku ngre shqetësimin për interpretimin e luftës së UÇK-së nga Gjykata Speciale

September 27, 2026
Rama: Hetimi i Vlora Hysenit i takon drejtësisë, mbrojtja e SHISH përgjegjësi e shtetit
TOP Momenti

Rama: Hetimi i Vlora Hysenit i takon drejtësisë, mbrojtja e SHISH përgjegjësi e shtetit

September 27, 2026
Aliti: Pritëm drejtësi por morëm zhgënjim, Gjykata Speciale na doli Gjykatë e turpit
TOP Momenti

Aliti: Pritëm drejtësi por morëm zhgënjim, Gjykata Speciale na doli Gjykatë e turpit

September 27, 2026
OBRM-PDUKM: Na duhet një opozitë e fortë, jo si LSDM-ja
TOP Momenti

OBRM-PDUKM: Na duhet një opozitë e fortë, jo si LSDM-ja

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?