Dy persona, të cilët dyshohet se janë shtetas të huaj, janë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni në Han të Elezit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 shtator rreth orës 14:50 në pikën kufitare në Han të Elezit.
Kamioni i tipit “Mercedes”, me targa vendore, kishte hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut dhe ishte vendosur në terminalin doganor për procedurat e mëtejshme.
Gjatë kontrollit të rimorkios, zyrtarët policorë kanë gjetur të fshehur dy persona meshkuj, të cilët nuk posedonin dokumentacion, ndërsa sipas deklarimeve të tyre janë shtetas të huaj.
Me urdhër të prokurorit, palët janë intervistuar dhe më pas janë liruar për procedurë të rregullt. /Telegrafi/

