By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: E mban emrin e gjyshit të tij që ra dëshmor, Vesel Demaku zbulon se pse e zgjodhi Kosovën para Austrisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
E mban emrin e gjyshit të tij që ra dëshmor, Vesel Demaku zbulon se pse e zgjodhi Kosovën para Austrisë
Lajme

E mban emrin e gjyshit të tij që ra dëshmor, Vesel Demaku zbulon se pse e zgjodhi Kosovën para Austrisë

Momenti
Published: September 26, 2026

Vesel Demaku është një nga 27 futbollistët e ftuar te kombëtarja e Kosovës, për ndeshjet e shtatorit/tetorit.

Mesfushori, megjithatë, nuk ishte pjesë e listës finale në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve për ndeshjen ndaj Irlandës, të cilën Kosova e fitoi 1-0, me golin e Vedat Muriqit.

Gjithsesi ka shpresë që ai mund të luajë në ndeshjen ndaj Austrisë, e cila do të jetë e veçantë për Demakun.

Kështu ka thënë edhe vetë ai për një medium austriak, para ndeshjes së nesërme, mes Kosovës dhe Austrisë, që do të luhet në Vjenë.

Demaku ka lindur në Austri, mirëpo e zgjodhi kombëtaren e Kosovës, pasi ka rrënjët nga shteti ynë.

Mesfushori i Kosovës ka rrëfyer për gazetën austriake “Der Standard” arsyet që e shtynë të zgjedhë përfaqësimin e Kosovës para Austrisë.

Demaku ka treguar se ky vendim ka edhe një rëndësi të veçantë familjare, pasi mban emrin e gjyshit të tij, Veselit, i cili humbi jetën gjatë luftës në Kosovë.

“Kur luaj për Kosovën, për mua dhe familjen time është një gjë shumë e madhe”, ka deklaruar Demaku.

Ai ka thënë se është mirënjohës ndaj Austrisë, ku familja e tij gjeti strehim dhe ku ai u rrit. Megjithatë, përfaqësimin e Kosovës e ka përshkruar si një vendim të marrë me bindje të plotë.

Demaku ka theksuar gjithashtu se një pjesëmarrje e Kosovës në një Kampionat Botëror ose Evropian do të ishte diçka e jashtëzakonshme për vendin.

Ndeshja Austri – Kosovë do të luhet nesër, me fillim nga ora 18:00.

Dy kombëtaret kanë nga tri pikë, nga ndeshjet e para, pasi edhe Austria fitoi ndaj Izraelit, me shifrat prej 3-1./GazetaExpress/

The post E mban emrin e gjyshit të tij që ra dëshmor, Vesel Demaku zbulon se pse e zgjodhi Kosovën para Austrisë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
Kërkohet reagim urgjent për problemet me WhatsApp-in
Takohen kryediplomatët e Gjermanisë dhe Rusisë

LEXO GJITHASHTU

Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
TOP Momenti
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
TOP Momenti
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
TOP Momenti
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
TOP Momenti
Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK
Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK
TOP Momenti

You Might Also Like

Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë
Lajme

Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë

September 27, 2026
Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin
Lajme

Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin

September 27, 2026
Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë
Lajme

Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë

September 27, 2026
‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa
Lajme

‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?