By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gërvalla: Byroja mbledh të dhëna, Gjykata vendos për pasurinë – personat nën procedurë mund t’i kundërshtojnë pretendimet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gërvalla: Byroja mbledh të dhëna, Gjykata vendos për pasurinë – personat nën procedurë mund t’i kundërshtojnë pretendimet
Lajme

Gërvalla: Byroja mbledh të dhëna, Gjykata vendos për pasurinë – personat nën procedurë mund t’i kundërshtojnë pretendimet

Momenti
Published: September 26, 2026

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është dërguar në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një nga elementet kryesore të reformës në sistemin e drejtësisë.

Gërvalla ka thënë se projektligji është hartuar dhe rishikuar në disa faza, është vlerësuar nga Komisioni i Venecias dhe është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa më pas është ndryshuar dhe është rihapur për konsultim publik.

“Një lajm jashtëzakonisht i mirë është që po dërgojmë në Kuvend edhe ligjin për Byronë. Që nga mandati i kaluar ky ligj ka pësuar disa ndryshime të lehta dhe është dërguar edhe një herë në konsultime publike. Projektligji që kemi dërguar në Kuvend duhet parë si rezultat i një procesi të tërë. Ai ka kaluar nëpër disa faza të hartimit dhe rishikimit, është vlerësuar nga Komisioni i Venecias, është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, është ndryshuar në bazë të gjetjeve të saj dhe është rihapur për konsultim publik ku janë marrë parasysh në masë mjaft të madhe edhe komentet e shoqërisë civile”, tha Gërvalla.

Ajo ka theksuar se iniciativa zyrtare për krijimin e këtij mekanizmi daton nga viti 2020 dhe ka qenë pjesë e reformave në drejtësi, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Qëllimi ka qenë që Kosovës t’i jepet një instrument shtesë për trajtimin e rasteve kur ekziston një mospërputhje e konsiderueshme ndërmjet pasurisë së një zyrtari publik dhe të ardhurave të tij të ligjshme, por kur mekanizmat ekzistues të ndjekjes penale nuk janë të mjaftueshëm për të mundësuar konfiskimin e kësaj pasurie”, tha ministrja.

Gërvalla ka thënë se gjatë hartimit të projektligjit është synuar ruajtja e balancës ndërmjet interesit publik për luftimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe mbrojtjes së të drejtave individuale.

“Që nga fillimi kemi qenë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një mekanizëm të ri dhe të ndjeshëm, i cili duhet të vendosë balancën e duhur ndërmjet interesit publik për luftimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe mbrojtjes së të drejtave individuale. Pikërisht ruajtja e kësaj balance ka qenë një prej parimeve kryesore që e ka udhëhequr hartimin e këtij projektligji”, u shpreh ajo.

Ministrja ka sqaruar se Byroja, sipas projektligjit, nuk do të ketë kompetencë për të konfiskuar pasurinë, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata.

“Ky ligj nuk më krijon një mekanizëm penal dhe Byroja nuk konfiskon pasuri. Projektligji parashikon një procedurë civile që zhvillohet para gjykatës, me standarde të përcaktuara të provës dhe me të drejtë ankese. Byroja ka rol përgatitor dhe analitik. Ajo mbledh, analizon dhe verifikon të dhënat dhe kur vlerëson se plotësohen kushtet ligjore e paraqet çështjen para gjykatës. Byroja vetë nuk merr vendim për konfiskim. Vendimin përfundimtar, përfundimtar për konfiskimin e pasurisë e merr ekskluzivisht gjykata”, tha Gërvalla.

Sipas saj, personi ndaj të cilit zhvillohet procedura do të ketë të drejtë të paraqesë prova, të kundërshtojë pretendimet dhe provat e Byrosë dhe të përdorë mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

Gërvalla ka thënë se qytetarët e presin këtë ligj për shkak të nevojës për trajtimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe luftimin e korrupsionit.

“Por pse po pritet kaq me padurim nga qytetarët e Republikës sonë ky ligj? Sepse Kosova nuk mund ta tolerojë pasurinë e pajustifikueshme që ajo të bëhet normë. Që korrupsioni të fitojë mbi shtetin ligjor, që pasuria publike të përfundojë në xhepat privatë, që i drejti dhe i sinqerti në fund të jetë humbës”, tha ajo.

Gërvalla e ka cilësuar Projektligjin për Byronë si një nga shtyllat e reformës në sistemin e drejtësisë.

“Ligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetë një prej garancive të forta për këtë. Me këtë ligj jam e sigurt që kemi vënë themelin e reformës më të thellë në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, përfundoi Gërvalla./EO/

The post Gërvalla: Byroja mbledh të dhëna, Gjykata vendos për pasurinë – personat nën procedurë mund t’i kundërshtojnë pretendimet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
Kërkohet reagim urgjent për problemet me WhatsApp-in
Takohen kryediplomatët e Gjermanisë dhe Rusisë

LEXO GJITHASHTU

Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
TOP Momenti
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
TOP Momenti
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
TOP Momenti
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
TOP Momenti
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
TOP Momenti

You Might Also Like

Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë
Lajme

Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë

September 27, 2026
Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin
Lajme

Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin

September 27, 2026
Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë
Lajme

Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë

September 27, 2026
‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa
Lajme

‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?