By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vuçiq bisedon me Putinin, shprehet i bindur se marrëveshja për gazin me Rusinë do të zgjatet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vuçiq bisedon me Putinin, shprehet i bindur se marrëveshja për gazin me Rusinë do të zgjatet
Lajme

Vuçiq bisedon me Putinin, shprehet i bindur se marrëveshja për gazin me Rusinë do të zgjatet

Momenti
Published: September 26, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shtunën, më 26 shtator, pas një bisede me homologun rus, Vladimir Putin, shprehu bindjen se aneksi i marrëveshjes mes Moskës dhe Beogradit për furnizimin me gaz do të zgjatet, pasi pakti skadon së shpejti.

Serbia, e cila varet nga gazi rus, nuk ka arritur marrëveshje për një kontratë afatgjatë, pasi marrëveshja e mëparshme trevjeçare skadoi në verën e vitit 2025, ndaj tani anekset e marrëveshjes po zgjaten për periudha të shkurtra. Marrëveshja që skadon tani, u zgjat në qershor për tre muaj.

“Para së gjithash, aneksi i marrëveshjes për furnizimin me gaz skadon pas disa ditësh dhe jam i sigurt se që nga e hëna ai aneks do të zgjatet dhe se do të mund të vazhdojmë të kemi, do të thosha, çmim të mirë dhe të ulët të gazit”, tha Vuçiq në një video të publikuar në Instagram.

Ai tha se Serbia ka një çmim të mirë, rreth 318 euro për një mijë metra kub gaz, ndërsa, sipas tij, në treg çmimi është 868 euro për një mijë metra kub.

Vuçiq tha se me Putinin bisedoi edhe për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), duke shtuar se këtu “problemi është më i ndërlikuar”.

Ministrja e Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, tha në fund të gushtit se negociatat për shitblerjen e NIS-it mes kompanisë hungareze MOL dhe aksionares më të madhe, kompanisë ruse Gazprom Neft, janë në fazën përfundimtare.

MOL dhe Gazprom Neft nënshkruan në mes të janarit dispozitat kryesore të marrëveshjes kornizë për NIS-in. Administrata amerikane vendosi sanksione ndaj NIS-it në fillim të vitit 2025, me qëllim që të pengojë Rusinë të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë. NIS-i tani kërkon periodikisht rinovimin e licencës nga autoritetet amerikane, në mënyrë që të mund të vazhdojë punën.

Mirënjohje për Putinin

Vuçiq tha se e ka njoftuar Putinin se të dielën do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë.

“Në emër të Republikës së Serbisë dhe në emrin tim, e falënderova Federatën Ruse dhe presidentin Putin për bashkëpunimin gjatë 14 vjetëve të fundit”, tha Vuçiq.

Serbia, ndonëse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, refuzon t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, të vendosura pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Vuçiq tha se është “i sigurt” se presidentët e ardhshëm të Serbisë, siç u shpreh ai, “do të dinë të kujdesen për interesat e Serbisë dhe të ruajnë këtë lloj ekuilibri dhe këtë lloj përgjegjësie ndaj të gjithë aktorëve të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare”.

Ai tha se me Putinin bisedoi për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë, për luftën në Ukrainë dhe për situatën në Ballkan.

Negociatat e anëtarësimit të Serbisë dhe Bashkimit Evropian kanë ngecur që nga viti 2021, për shkak të problemeve në fushën e sundimit të ligjit, mospërputhjes me sanksionet ndaj Rusisë, si dhe për shkak të angazhimit të pamjaftueshëm në rrugën drejt bllokut.

Për shkak të lidhjeve të Serbisë me Rusinë, shqetësime janë shprehur edhe në Kongresin amerikan. Gjatë një debati në mes të shtatorit në Kongres, u shpreh shqetësim dypartiak për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, ndërsa u ngritën edhe pyetje nëse në kuadër të Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë është diskutuar për “ndikimin keqdashës” të Moskës dhe Pekinit./REL/

The post Vuçiq bisedon me Putinin, shprehet i bindur se marrëveshja për gazin me Rusinë do të zgjatet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
Kërkohet reagim urgjent për problemet me WhatsApp-in
Takohen kryediplomatët e Gjermanisë dhe Rusisë

LEXO GJITHASHTU

Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
TOP Momenti
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
TOP Momenti
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
TOP Momenti
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
TOP Momenti
Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK
Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK
TOP Momenti

You Might Also Like

Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë
Lajme

Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë

September 27, 2026
Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin
Lajme

Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin

September 27, 2026
Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë
Lajme

Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë

September 27, 2026
‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa
Lajme

‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?