By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Irani i ofron SHBA-së një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda shtatë ditësh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Irani i ofron SHBA-së një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda shtatë ditësh
Lajme

Irani i ofron SHBA-së një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda shtatë ditësh

Momenti
Published: September 26, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, thotë se vendi i tij i ka propozuar SHBA-së një marrëveshje që do të mundësonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda një jave.

Araghchi u tha gazetarëve në OKB në Nju Jork se kjo mund të realizohej “nëse plotësohen kushtet e nevojshme” dhe se këto kushte janë të përfshira në memorandumin e mirëkuptimit (MOU) të nënshkruar në qershor.

“Zgjedhja tani i takon Shteteve të Bashkuara”, tha ai, duke shtuar se plani i ishte dorëzuar SHBA-së përmes Katarit.

I pyetur për ofertën iraniane, një zyrtar amerikan i tha BBC-së se po zhvilloheshin diskutime pozitive përmes ndërmjetësve, përfshirë edhe çështjet bërthamore.

Ndërsa SHBA-ja ende nuk i ka dhënë një përgjigje zyrtare propozimit, Wall Street Journal raportoi se presidenti amerikan Donald Trump e kishte refuzuar marrëveshjen.

Sipas raportimit, Trump ishte privatisht skeptik se Irani do t’i përmbushte kërkesat e tij dhe u kishte thënë stafit të tij se e shihte si të mundshme rifillimin e një fushate të re bombardimesh.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt. Irani u kundërpërgjigj duke sulmuar Izraelin dhe bazat amerikane në Gjirin Persik, si dhe aleatët arabë të SHBA-së në Gjirin Persik – ndërsa bllokoi edhe Ngushticën e Hormuzit.

Para luftës, rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë kalonte përmes kësaj ngushtice. Mbyllja e saj ka shkaktuar luhatje të mëdha të çmimeve të energjisë.

Kjo ka shtuar gjithashtu presionin ndaj Trump për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit, veçanërisht pasi SHBA-ja po i afrohet zgjedhjeve për Kongres në nëntor.

“Nëse plotësohen kushtet e nevojshme, ngushtica mund të rihapet dhe qarkullimi normal detar mund të rikthehet brenda shtatë ditësh”, u tha Araghchi gazetarëve.

Ai nuk specifikoi se çfarë hapash kërkonte Irani nga SHBA-ja, por shtoi se “veprimet që Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin nuk janë të reja. Ato janë të gjitha tashmë të përfshira në MOU”.

“Mund t’ju them se, nëse pala amerikane është serioze për të arritur një marrëveshje dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, gjithçka është tashmë e përgatitur”, shtoi ai.

Një zyrtar amerikan i tha BBC-së se SHBA-ja është “në një pozicion shumë të fortë, me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, ndaj nuk jemi me nxitim”.

Në një intervistë për CBS News, partnerin amerikan të BBC-së, presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se procesi i armëpushimit “do të fillojë që nga dita kur ata ta pranojnë atë”.

“Ne kishim arritur më parë një marrëveshje të bazuar në MOU-në që u nënshkrua në Pakistan… nëse Shtetet e Bashkuara bien dakord të vazhdojnë në atë mënyrë, gjithçka do të kthehet siç ishte më parë”, shtoi ai.

Pezeshkian tha gjithashtu se Irani tani do të lejonte inspektorët bërthamorë të OKB-së të hynin në vend.

Duke hedhur poshtë pretendimet se Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore, presidenti iranian tha:

“Nëse ata dëshirojnë të vijnë dhe të kryejnë inspektime, mund të arrijmë marrëveshje dhe ujdi në lidhje me këtë çështje specifike gjatë negociatave.”

The post Irani i ofron SHBA-së një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda shtatë ditësh appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
Kërkohet reagim urgjent për problemet me WhatsApp-in
Takohen kryediplomatët e Gjermanisë dhe Rusisë

LEXO GJITHASHTU

Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
TOP Momenti
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
TOP Momenti
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
TOP Momenti
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
TOP Momenti
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
TOP Momenti

You Might Also Like

Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë
Lajme

Nata e 11-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë

September 27, 2026
Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin
Lajme

Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin

September 27, 2026
Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë
Lajme

Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë

September 27, 2026
‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa
Lajme

‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?