By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Inspektorati i Tregut në RMV: Punojmë për tejkalimin e dobësive të konstatuara nga Revizioni
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Inspektorati i Tregut në RMV: Punojmë për tejkalimin e dobësive të konstatuara nga Revizioni
TOP Momenti

Inspektorati i Tregut në RMV: Punojmë për tejkalimin e dobësive të konstatuara nga Revizioni

Momenti
Published: September 25, 2026

Inspektorati Shtetëror i Tregut po punon në mënyrë aktive për tejkalimin e dobësive të konstatuara dhe për vendosjen e një sistemi më efikas dhe më funksional të punës, deklaroi sot drejtori i ISHT-së, Vllatko Stojkoski, pas raportit në të cilin Enti Shtetëror i Revizionit (ESR) shprehu opinion të pafavorshëm për objektivitetin e pasqyrave financiare të ISHT-së për vitin 2024 dhe një opinion me rezervë për pajtueshmërinë e punës me rregulloret ligjore.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut po ndërmerr aktivitete konkrete për eliminimin e mangësive të konstatuara, forcimin e kapaciteteve njerëzore, përmirësimin e evidencës financiare dhe materiale, si dhe avancimin e procedurave inspektuese dhe proceseve digjitale”, deklaroi drejtori i ISHT-së, Vllatko Stojkoski.

Auditimi zbulon parregullsi të mëdha në Inspektoratin e Tregut në RMV: Mungesë stafi, dështim me “E-Inspektorin” dhe fonde të pasigurta

Ai informoi se vëmendje e veçantë po i kushtohet plotësimit të stafit të Inspektoratit dhe forcimit të kapaciteteve të inspektorëve, si dhe digjitalizimit të punës së ISHT-së me mbështetjen e BE-së. Sipas tij, është në përgatitje një zgjidhje softuerike për të gjitha proceset e punës në Inspektorat, si dhe përmirësimi i menaxhimit financiar dhe material dhe i evidencave në ISHT. Institucioni do të vazhdojë të punojë edhe në forcimin e kapaciteteve për kontroll dhe në sigurimin e kushteve për testime laboratorike të vazhdueshme.

“Aktivitetet e ndërmarra për tejkalimin e mangësive të konstatuara kanë filluar që nga viti 2025, ndërsa periudha e audituar e përfshirë në raport është 2023–2024. Pas marrjes së detyrës, nga ana jonë u konstatuan disa nga mangësitë dhe sfidat me të cilat përballet institucioni. Pikërisht për shkak të nevojës për një pasqyrë të plotë dhe të pavarur të gjendjes, iu drejtua kërkesë Entit Shtetëror të Revizionit për kryerjen e një auditimi”, tha drejtori i Inspektoratit të Tregut dhe përshëndeti punën e ESR-së, si dhe rekomandimet e dhëna.

Enti Shtetëror i Revizionit publikoi dje një raport në të cilin evidentoi mungesë të stafit, digjitalizim të papërfunduar, dobësi në menaxhimin financiar dhe material të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, si dhe kushte të pamjaftueshme për kontroll të vazhdueshëm të produkteve të pasigurta.

You Might Also Like

Gërvalla: Ligjin Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
PDK-ja miraton deklaratë politike me tri pika
​Hamza kërkon veprim urgjent shtetëror: Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë prioritet
Deponitë ilegale në Shkup: Gjoba deri në 20.000 euro dhe dënime me burg
Moti për fundjavë në Maqedoninë e Veriut

LEXO GJITHASHTU

Moti gjatë vikendit, s’parashihen reshje shiu, IHMK: Temperaturat arrijnë deri në 19 gradë
Moti gjatë vikendit, s’parashihen reshje shiu, IHMK: Temperaturat arrijnë deri në 19 gradë
Lajme
‘’Me deklaratën e saj, Gërvalla ka fyer çdo dëshmor’’, Musmurati i reagon ministres, thotë se UÇK’ s’është temë ditore
‘’Me deklaratën e saj, Gërvalla ka fyer çdo dëshmor’’, Musmurati i reagon ministres, thotë se UÇK’ s’është temë ditore
Lajme
Lushtaku: Unë dhe qytetarët duam të shohim vendime konkrete nga Qeveria
Lushtaku: Unë dhe qytetarët duam të shohim vendime konkrete nga Qeveria
Lajme
‘‘Stoik në shi’’, Liria ka Emër ndan foto nga protesta në Ferizaj kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së: Jo në emrin tim
‘‘Stoik në shi’’, Liria ka Emër ndan foto nga protesta në Ferizaj kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së: Jo në emrin tim
Lajme
‘‘Çdo herë e më shumë po rritet masa’’, Musmurati për ish-krerët e UÇK’së: Kanë prodhuar gjithmonë diçka pozitive për Kosovën
‘‘Çdo herë e më shumë po rritet masa’’, Musmurati për ish-krerët e UÇK’së: Kanë prodhuar gjithmonë diçka pozitive për Kosovën
Lajme

You Might Also Like

Rama në New York: Joe Biden tradhëtoi Hashim Thaçin “Xhorxh Washingtonin e Prishtinës”
TOP Momenti

Rama në New York: Joe Biden tradhëtoi Hashim Thaçin “Xhorxh Washingtonin e Prishtinës”

September 25, 2026
MPB: Një burrë nga Koçani paguan 18.000 euro për heqjen e magjisë së zezë, policia në kërkim të mashtruesve
TOP Momenti

MPB: Një burrë nga Koçani paguan 18.000 euro për heqjen e magjisë së zezë, policia në kërkim të mashtruesve

September 25, 2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar
TOP Momenti

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar

September 25, 2026
Kuvendi voton të hënën deklaratën për Specialen, në rend dite edhe zgjedhja e nënkryetarit
TOP Momenti

Kuvendi voton të hënën deklaratën për Specialen, në rend dite edhe zgjedhja e nënkryetarit

September 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?