Çlirim Haziri, organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e sontëm në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të marrin me vete çadra, pasi protestës pritet t’i paraprijë mot me shi.
“Sonte ka shi. Merreni një çadër me vete dhe ejani”, ka shkruar Haziri, duke shtuar se shiu mund ta lagë sheshin, por jo ta ndalë zërin e protestuesve.
Tubimi është paralajmëruar për orën 21:00.
The post Çlirim Haziri thërret qytetarët në protestën e sontme: Edhe nën shi, bashkë për UÇK-në appeared first on Gazeta Express.

