By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova shet pak e blen shumë, importet arrijnë vlerën afro 5 miliardë euro vetëm për tetë muaj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova shet pak e blen shumë, importet arrijnë vlerën afro 5 miliardë euro vetëm për tetë muaj
Lajme

Kosova shet pak e blen shumë, importet arrijnë vlerën afro 5 miliardë euro vetëm për tetë muaj

Momenti
Published: September 27, 2026

Të dhënat zyrtare nga Dogana e Kosovës tregojnë se deficiti tregtar është thelluar gjatë 8-mujorit të parë të vitit 2026 (janar-gusht), krahasuar me periudhat e njëjta të viteve 2025 dhe 2024.

Nga janari deri në gusht 2026, vlera e importeve totale arritën në 4 miliardë e 970 milionë euro (4.97 miliardë euro), ndërsa eksportet në 726.5 milionë euro. Si rezultat, deficiti tregtar arriti në 4.25 miliardë euro (pa përfshirë shërbimet), raporton KosovaPress.

Krahasuar me 8-mujorin e vitit 2025, kur deficiti ishte rreth 3.73 miliardë euro, hendeku tregtar është rritur për rreth 520 milionë euro. Ndërsa, në raport me periudhën janar-gusht 2024, kur deficiti ishte 3.43 miliardë euro, rritja është mbi 800 milionë euro.

Sipas të dhënave, importet përgjatë kësaj periudh në vitin 2026 arritën nivelin më të lartë në korrik, me 717 milionë euro, pasuar nga gushti me 665.4 milionë euro.

Kina dhe Gjermania prijnë listën e furnizuesve kryesorë të Kosovës. Importet nga Kina arritën në 674.7 milionë euro, ndërsa nga Gjermania në 670.2 milionë euro.

Në anën tjetër, produktet vendore vazhduan të gjejnë treg kryesisht në vendet e rajonit. Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut arritën në 119.3 milionë euro, ndërsa drejt Shqipërisë në 118.7 milionë euro.

Në periudhën janar-gusht 2025, importet ishin rreth 4.33 miliardë euro, ndërsa eksportet rreth 604.5 milionë euro. Mbulimi i importeve nga eksportet ishte rreth 14%.

Në periudhën e njëjtë të vitit 2024, importet arritën në 4.047 miliardë euro, ndërsa eksportet në 612.8 milionë euro. Deficiti tregtar ishte 3.43 miliardë euro, ndërsa eksportet mbulonin rreth 15.1% të importeve.

Këto të dhëna tregojnë se, pavarësisht rritjes së eksporteve në vitin 2026, rritja më e madhe e importeve ka thelluar disbalancën tregtare. Kjo rikonfirmon nevojën për fuqizimin e kapaciteteve prodhuese dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve vendore.

Kosova gjatë vitit 2025 ka shënuar nivelin më të lartë të importit ndonjëherë, duke arritur në 7.11 miliardë euro, ndërsa eksporti ka kapur vlerën prej 943 milionë euro, kështu pati thënë  drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu./KosovaPress

Më poshtë gjeni grafikën për periudhën janar – gusht 2026, 2025 e 2024

The post Kosova shet pak e blen shumë, importet arrijnë vlerën afro 5 miliardë euro vetëm për tetë muaj appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet pushkë gjuetie dhe 52 fishekë në Dol të Gjakovës
Aktgjykimi i Speciales ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Deklaratat e politikanëve kontribuuan në qetësimin e situatës dhe lehtësuan punën e Policisë
Drejtoria e Shëndetësisë dënon sulmin ndaj infermieres në Kalabri
Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin, inkurajon negociata mes partive për zgjedhjen e Presidentit
Shtyhet fluturimi, familja nga Prishtina ndan detaje nga pritja e gjatë në aeroportin e Cyrihut

LEXO GJITHASHTU

Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve
Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve
TOP Momenti
Blegtorët nga Pellagonia më 30 shtator dalin në protestë për qumështin e papaguar
Blegtorët nga Pellagonia më 30 shtator dalin në protestë për qumështin e papaguar
TOP Momenti
Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në shkeljen e fundit të armëpushimit në Gaza nga Izraeli
Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në shkeljen e fundit të armëpushimit në Gaza nga Izraeli
TOP Momenti
Haxhiu me thirrje për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit: Kontrollet me kohë mund të bëjnë ndryshimin
Haxhiu me thirrje për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit: Kontrollet me kohë mund të bëjnë ndryshimin
TOP Momenti
Shqetësimet për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, KOS-CERT nis trajtimin e rasteve – del me rekomandime
Shqetësimet për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, KOS-CERT nis trajtimin e rasteve – del me rekomandime
TOP Momenti

You Might Also Like

Kapen në Britani lëndë shpërthyese pranë një baze ajrore që përdoret nga forcat amerikane
Lajme

Kapen në Britani lëndë shpërthyese pranë një baze ajrore që përdoret nga forcat amerikane

September 27, 2026
Protesta gjithandej Evropës: Shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Lajme

Protesta gjithandej Evropës: Shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 27, 2026
Haziri fton qytetarët në natën e 12-të të protestës: Edhe sonte, zëri ynë nuk hesht!
Lajme

Haziri fton qytetarët në natën e 12-të të protestës: Edhe sonte, zëri ynë nuk hesht!

September 27, 2026
Rusia sulmon Ukrainën, teksa Zelensky thotë se Moska s’është e gatshme t’i japë fund luftës
Lajme

Rusia sulmon Ukrainën, teksa Zelensky thotë se Moska s’është e gatshme t’i japë fund luftës

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?