By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE-ja nuk bojkoton samitin e G20-së pas ftesës për Putinin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE-ja nuk bojkoton samitin e G20-së pas ftesës për Putinin
Lajme

BE-ja nuk bojkoton samitin e G20-së pas ftesës për Putinin

Momenti
Published: September 27, 2026

SHBA e ftoi presidentin rus Vladimir Putin në samitin e G20-së që do të mbahet në dhjetor. BE reagoi e zemëruar, por nuk planifikon ta bojkotojë takimin, ajo ka planin e saj.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar zyrtarisht presidentin rus Vladimir Putin në samitin e G20-së. Ftesa u përcoll nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në kuadër të debatit të përgjithshëm të OKB-së në Nju Jork. Argumenti i administratës amerikane është se dialogu duhet të vazhdojë edhe me partnerë të vështirë.

Samiti i G20-së pritet të zhvillohet në dhjetor në Miami, Florida. Bashkimi Evropian është anëtar me të drejta të plota i G20-s. Përveç kësaj, disa shtete anëtare, si Gjermania, Franca dhe Italia, marrin pjesë gjithashtu me përfaqësuesit e tyre.

BE-ja tashmë ka një plan për samitin e G20-së

Si do të reagojë Bashkimi Evropian ndaj nismës së Trumpit dhe pjesëmarrjes së mundshme të Putinit? Sipas një zëdhënësi të BE-së, Rusia mbetet anëtare e G20-s dhe ka të drejtën të marrë pjesë në këto takime. Ai shtoi se BE-ja do të vazhdojë t’i përdorë këto forume për të dënuar luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës, pavarësisht se kush merr pjesë në samit. Kjo do të thotë se Brukseli synon të jetë i pranishëm në Miami edhe nëse Putini merr pjesë, duke mos dashur t’ua lërë skenën Trumpit dhe Putinit, veçanërisht kur në diskutim është e ardhmja e Ukrainës.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse përfaqësuesit e BE-së do të jenë të gatshëm të ulen në të njëjtën sallë me Putinin. Nga shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë ardhur reagime kritike ndaj ftesës drejtuar presidentit rus.

Diplomatët francezë: “Fronti perëndimor” është në rrezik

Pas ftesës së SHBA, Berlini zyrtar theksoi, se nuk mund të ketë kthim në normalitet në marrëdhëniet me Rusinë pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Qeveria gjermane u shpreh se është në dijeni për ftesën drejtuar Vladimir Putinit.

Edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u shpreh kritike, duke deklaruar se tani është koha të kërkohen lëshime nga Rusia, dhe jo që Putinit t’i jepet më shumë peshë diplomatike. Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe qeveria franceze. Sipas Parisit, nuk është momenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë. Megjithatë, askush nuk po flet për bojkot të samitit.

Në Paris dhe Romë theksohet se Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar në reagimin e tij. Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi: “Asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën dhe pa Evropën.”

Arrestmandati i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj Putinit

Edhe në Parlamentin Evropian theksohet se nuk mund të ketë rikthim në normalitet me Vladimir Putinin. Ky duhet të mbetet qëndrimi i palëkundur i Evropës, deklaruan deputetë letonezë nga grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP). Ata kujtojnë krimet e luftës dhe faktin se më shumë se 20.000 fëmijë ukrainas janë deportuar nga Rusia, ndërsa deri më tani vetëm rreth 2.500 prej tyre janë kthyer në Ukrainë.

Ndaj presidentit rus Vladimir Putin është lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN/GJPND). Ky është edhe një nga arsyet, pse ai nuk mori pjesë në samitet e fundit të G20-s, përfshirë atë të zhvilluar në Brazil.

Politikanët e BE-së presin që, pas sulmeve të Trumpit ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Vladimir Putini mund të jetë i gatshëm të udhëtojë në Miami, pasi atje nuk ka arsye të frikësohet nga ndonjë pasojë ligjore. “Lufta në Ukrainë ka treguar se krimet e luftës mund të rikthehen nëse ato nuk njihen dhe nuk trajtohen siç duhet,” deklaroi eurodeputetja lituaneze e Partisë Popullore Evropiane (EPP), Rasa Jukneviciene.

“Një gjykatë ndërkombëtare që pengohet nga Trumpi të kryejë punën e saj legjitime duhet të jetë një sinjal alarmi për të gjithë ne,” kritikoi veprimet e Trumpit ndaj Gjykatës Penale Ndërkombtare zëdhënësi për politikën e jashtme i socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Yannis Maniatis. Nga ana tjetër, politikanët e AfD-së e kanë mirëpritur afrimin diplomatik mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit. /DW

The post BE-ja nuk bojkoton samitin e G20-së pas ftesës për Putinin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet pushkë gjuetie dhe 52 fishekë në Dol të Gjakovës
Aktgjykimi i Speciales ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Deklaratat e politikanëve kontribuuan në qetësimin e situatës dhe lehtësuan punën e Policisë
Drejtoria e Shëndetësisë dënon sulmin ndaj infermieres në Kalabri
Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin, inkurajon negociata mes partive për zgjedhjen e Presidentit
Shtyhet fluturimi, familja nga Prishtina ndan detaje nga pritja e gjatë në aeroportin e Cyrihut

LEXO GJITHASHTU

Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve
Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve
TOP Momenti
Blegtorët nga Pellagonia më 30 shtator dalin në protestë për qumështin e papaguar
Blegtorët nga Pellagonia më 30 shtator dalin në protestë për qumështin e papaguar
TOP Momenti
Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në shkeljen e fundit të armëpushimit në Gaza nga Izraeli
Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në shkeljen e fundit të armëpushimit në Gaza nga Izraeli
TOP Momenti
Haxhiu me thirrje për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit: Kontrollet me kohë mund të bëjnë ndryshimin
Haxhiu me thirrje për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit: Kontrollet me kohë mund të bëjnë ndryshimin
TOP Momenti
Shqetësimet për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, KOS-CERT nis trajtimin e rasteve – del me rekomandime
Shqetësimet për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, KOS-CERT nis trajtimin e rasteve – del me rekomandime
TOP Momenti

You Might Also Like

Kapen në Britani lëndë shpërthyese pranë një baze ajrore që përdoret nga forcat amerikane
Lajme

Kapen në Britani lëndë shpërthyese pranë një baze ajrore që përdoret nga forcat amerikane

September 27, 2026
Protesta gjithandej Evropës: Shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Lajme

Protesta gjithandej Evropës: Shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 27, 2026
Haziri fton qytetarët në natën e 12-të të protestës: Edhe sonte, zëri ynë nuk hesht!
Lajme

Haziri fton qytetarët në natën e 12-të të protestës: Edhe sonte, zëri ynë nuk hesht!

September 27, 2026
Rusia sulmon Ukrainën, teksa Zelensky thotë se Moska s’është e gatshme t’i japë fund luftës
Lajme

Rusia sulmon Ukrainën, teksa Zelensky thotë se Moska s’është e gatshme t’i japë fund luftës

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?