By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ekonomia gjermane po rimëkëmbet, por për sa kohë?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ekonomia gjermane po rimëkëmbet, por për sa kohë?
Lajme

Ekonomia gjermane po rimëkëmbet, por për sa kohë?

Momenti
Published: September 25, 2026

Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjermaninë, por paralajmërojnë se rritja mbetet e brishtë.

“E kemi lënë pas periudhën e ngecjes dhe tkurrjes ekonomike”, thotë Kancelari gjerman Friedrich Merz. Të dhënat e fundit duket se e justifikojnë këtë pohim, të paktën pjesërisht, ndërsa institutet kryesore financiare rishikojnë parashikimet e tyre të rritjes për ekonominë më të madhe të Evropës. Ekonomia gjermane po tregon shenja rimëkëmbjeje pas një periudhe të gjatë, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se sfidat nuk kanë mbaruar.

Parashikime të reja për ekonominë gjermane

Sipas një raporti të përbashkët nga pesë institutet kryesore ekonomike të Gjermanisë, Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW Berlin), Instituti Ifo për Kërkime Ekonomike në Mynih, Instituti Kiel për Ekonominë Botërore (IfW), Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Halle (IWH) dhe Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Essen (RWI), ekonomia gjermane pritet të rritet me 1.3% këtë vit. Ndërkohë që para disa muajve thuhej se rritja do të jetë vetëm 0,6%. Në të njëjtën kohë, institutet parashikojnë rritje prej 1.1% për vitin 2027.

Vlerësimet nga institucionet e tjera janë gjithashtu optimiste. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) parashikon një rritje prej 1.1% si për vitin 2026 ashtu edhe për vitin 2027, ndërsa Shoqata e Industrive Gjermane (BDI) vlerëson se ekonomia do të rritet me 1% këtë vit.

Pse ekonomia gjermane po rimëkëmbet?

Rimëkëmbja është kryesisht për shkak të eksporteve më të larta, rritjes së shpenzimeve publike për infrastrukturën dhe mbrojtjen, por edhe për shkak të momentit të krijuar nga inteligjenca artificiale.

“Rimëkëmbja në gjysmën e parë të vitit është kryesisht për shkak të rritjes së eksporteve”, vëren Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Essen (RWI). Industritë kimike dhe farmaceutike po performojnë më mirë, ndërsa industria e inxhinierisë mekanike po përfiton gjithashtu nga rritja e kërkesës nga jashtë.

Ngritja e investimeve për infrastrukturën dhe mbrojtjen, të cilat veprojnë si një levë rritjeje për industrinë dhe investimet, po ndihmon gjithashtu në nxitjen e aktivitetit ekonomik.

Rreziqet mbeten

Pavarësisht të dhënave më të mira, ekonomistët duken të kujdesshëm. “Rimëkëmbja mbetet e brishtë, pasi kostot e larta të energjisë dhe problemet strukturore vazhdojnë të rëndojnë mbi ekonominë gjermane”, paralajmëron Oliver Holtemöller i Institutit Leibniz për Kërkime Ekonomike në Halle (IWH).

Ndërsa Instituti për Ekonominë Botërore (IfW) vlerëson se ekonomia ka kaluar pikën më të ulët të krizës, por rimëkëmbja është ende e brishtë. Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme, rritja e çmimeve të energjisë, burokracia dhe konkurrueshmëria e ulët vazhdojnë të jenë pengesa të rëndësishme.

Pritjet e ulëta afatgjata

Ekspertët paralajmërojnë se përmirësimi gjatë dy viteve të ardhshme nuk do të jetë i mjaftueshëm për të zgjidhur problemet më të thella të ekonomisë gjermane. Për vitin 2028, parashikimet variojnë midis 0.4% dhe 0.8%, duke treguar se rritja pritet të mbetet e ngadaltë pa reforma të konsiderueshme për të forcuar konkurrueshmërinë e vendit.

“Rimëkëmbja është reale, por problemet strukturore nuk janë zhdukur”, thekson Torsten Schmidt i RWI, duke vënë në dukje se kostot e larta të energjisë, burokracia, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe konkurrueshmëria e dobët vazhdojnë të ngadalësojnë ekonominë gjermane./DW/

The post Ekonomia gjermane po rimëkëmbet, por për sa kohë? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska
Nesër Kuvendi mblidhet për betimin e deputetëve të rinj dhe nënkryetarin e PDK – edhe 9 ditë afat për Presidentin
Vonesa në fluturimin Cyrih–Prishtinë, Chair sqaron se avioni pati defekt teknik
Shqiptarët në Texas nesër protestojnë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Delet “milionëshe”: Raca e re gjigante e deleve që po bën bujë në Kirgizi

LEXO GJITHASHTU

Forcat Ajrore të SHBA-së thonë se mbesin vigjilente, pas lëndëve shpërthyese që u gjetën në bazën në Britani
Forcat Ajrore të SHBA-së thonë se mbesin vigjilente, pas lëndëve shpërthyese që u gjetën në bazën në Britani
TOP Momenti
Vjedhje në Çair, hajnat hynë në bankë, zyre të MPB-së dhe në stacionin teknik
Vjedhje në Çair, hajnat hynë në bankë, zyre të MPB-së dhe në stacionin teknik
TOP Momenti
E zë poshtë automjeti, ndërron jetë 44-vjeçari në Maliq
E zë poshtë automjeti, ndërron jetë 44-vjeçari në Maliq
TOP Momenti
Vuçeviç pas arrestimit të 9 serbëve: “Nuk do të qëndrojmë të heshtur”
Vuçeviç pas arrestimit të 9 serbëve: “Nuk do të qëndrojmë të heshtur”
TOP Momenti
Kos: Shqipëria, në rrugën e duhur për anëtarësimin në BE
Kos: Shqipëria, në rrugën e duhur për anëtarësimin në BE
TOP Momenti

You Might Also Like

71% e votuesve zviceranë votuan “Jo” ndaj Iniciativës për Neutralitetin
Lajme

71% e votuesve zviceranë votuan “Jo” ndaj Iniciativës për Neutralitetin

September 27, 2026
Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita
Lajme

Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita

September 27, 2026
Kina merr timonin në tregun e veturave elektrike në Kosovë
Lajme

Kina merr timonin në tregun e veturave elektrike në Kosovë

September 27, 2026
Rama: Shërbimet partnere patën vlerësime të shkëlqyera, Vlora Hyseni i ka borxh të madh moral Shqipërisë
Lajme

Rama: Shërbimet partnere patën vlerësime të shkëlqyera, Vlora Hyseni i ka borxh të madh moral Shqipërisë

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?