Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka thënë se protestat që po zhvillohen në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po marrin gjithnjë e më shumë mbështetje, veçanërisht nga të rinjtë.
Protestat kanë hyrë në natën e nëntë, ndërsa mijëra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë për të shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Tasholli, duke folur në Debat Plus, ka thënë se pjesëmarrja e të rinjve është një nga zhvillimet kryesore të këtyre protestave.
“Unë po e them shpesh si metaforë që rinia e ka kap në dorë UCK-në. Dhe s’ka kush më që ia heq, veç lodheni. Ky është lajmi i mirë në krejt këtë fatkeqësi që na ka ndodhur neve, dhe tensioni dhe masa është duke u shtuar në pritje të saj për një seriozitet të madh të madh karshi atyre që janë në Hag”, ka thënë Tasholli.

