By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Avokatja Jasini kritikon Specialen: Precedent negativ për drejtësinë ndërkombëtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Avokatja Jasini kritikon Specialen: Precedent negativ për drejtësinë ndërkombëtare
TOP Momenti

Avokatja Jasini kritikon Specialen: Precedent negativ për drejtësinë ndërkombëtare

Momenti
Published: September 24, 2026

Avokatja, Rudina Jasini e ka cilësuar Gjykatën Speciale si institucion “sui generis” dhe ka kritikuar bazën e saj ligjore dhe mënyrën e interpretimit të ligjit. Ajo tha se Specialja përbën një “precedent negativ” për drejtësinë ndërkombëtare penale.

Avokatja Rudina Jasini, pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit, ka kritikuar mënyrën e krijimit dhe funksionimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se ky institucion është “i paprecedent” në spektrin e drejtësisë ndërkombëtare penale.

Duke komentuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jasini tha se fillimisht duhet të analizohet në retrospektivë se çfarë përfaqëson ky institucion dhe cilat kanë qenë pasojat e veprimtarisë së tij.

“Së pari, ky institucion a përfaqëson vërtetë vullnetin e popullit të Kosovës. Së dyti, ngritja e këtij institucioni, a ishte një përgjigje të kërkesës për drejtësi të viktimave në Kosovë. Mendoj që në të dyja rastet përgjigjja është jo”, tha Jasini në Debat Plus.

Sipas saj, mënyra se si është krijuar institucioni ka qenë e veçantë, pasi fillimisht ishte konceptuar si një institucion gjyqësor i specializuar dhe i zhvendosur i Kosovës.

Jasini u ndal edhe te përfundimet e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ajo theksoi se të katër të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, pasi sipas saj, Prokuroria nuk ka arritur të provojë përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një krimi kundër njerëzimit që kishte karakter sistematik, të gjerë dhe të përhapur në Kosovë.

Në anën tjetër, trupi gjykues i shpalli fajtorë për katër krime lufte: ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Për këto vepra, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Jasini e konsideroi ligjin mbi të cilin është ndërtuar dhe funksionon kjo gjykatë si një nga problemet kryesore të institucionit.

Ajo tha se kuadri ligjor parashikon zbatimin e së drejtës zakonore procedurale penale në përputhje me ligjin penal të aplikueshëm në ish-Jugosllavi, por sipas saj, në praktikë ka pasur interpretime të ndryshme nga trupat gjykues.

“Herë ligjin e Kosovës, ligjin që ka qenë në fuqi në atë kohë në Kosovë. Herë të drejtën zakonore penale procedurale. Dhe kjo ka sjellë një hapësirë shumë të gjerë trupit gjykues për të interpretuar”, tha ajo.

Sipas Jasinit, kjo hapësirë interpretimi ka shkuar edhe përtej mënyrës se si janë interpretuar çështje të ngjashme nga tribunale të tjera ndërkombëtare, përfshirë Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ruandën.

“Gjykatë sui generis”

Jasini e përshkroi Dhomat e Specializuara si një institucion “sui generis”, duke argumentuar se pozita e tij është e veçantë në raport me gjykatat vendore dhe tribunaleve ndërkombëtare.

“Gjykata Speciale e Kosovës, ky institucion sui generis, është i paprecedent në gjithë spektrin e drejtësisë ndërkombëtare penale. Në fakt, de jure është një gjykatë lokale, por që i ka kapërcyer kufijtë jo vetëm të gjykatave lokale, por edhe kufijtë e gjykatave ndërkombëtare, tribunaleve ndërkombëtare”, deklaroi ajo.

Sipas saj, për shkak të kësaj natyre të veçantë dhe mënyrës së interpretimit të kuadrit ligjor, ky institucion përbën, në vlerësimin e saj, “një precedent negativ për të gjithë të drejtën ndërkombëtare penale”.

– YouTube www.youtube.com

You Might Also Like

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, familja dhe krerët institucionalë nderojnë heroin e Kosovës
Minçev: Kontrollet e të punësuarve në administratë mund të bëhen pas denoncimit ose përmes aksioneve inspektuese
Efekti i Kushtetueses: Të premten mblidhet Kryesia e Kuvendit, partitë tregojnë qëndrimet
Klodiana Lala i përgjigjet Vlora Hysenit: Shpifje e ulët dhe përpjekje për shantazh, do të përballet me mua në gjykatë
Draft-Plani Hapësinor 2040, “Zdrava Kotlina” kundër hapjes së minierave të reja

LEXO GJITHASHTU

Arrestohen dy të dyshuar për ‘Fajde’, u kapën në flagrancë gjatë marrjes së kamatës nga viktima
Arrestohen dy të dyshuar për ‘Fajde’, u kapën në flagrancë gjatë marrjes së kamatës nga viktima
Lajme
Takimi Xi Jinping – Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan: Kemi ndërtuar një miqësi të vërtetë! Duhet të bashkëpunojmë me sinqeritet
Takimi Xi Jinping – Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan: Kemi ndërtuar një miqësi të vërtetë! Duhet të bashkëpunojmë me sinqeritet
Lajme
Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump
Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump
Lajme
Dallimet në nivelin arsimor mes çifteve në Zvicër po ngushtohen
Dallimet në nivelin arsimor mes çifteve në Zvicër po ngushtohen
Lajme
Protestuesit kthejnë reflektorët nga objekti i Qeverisë: Votojeni ligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron
Protestuesit kthejnë reflektorët nga objekti i Qeverisë: Votojeni ligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron
Lajme

You Might Also Like

Kurti: Radoiçiq vazhdon të strehohet nga presidenti i Serbisë, duhet të gjykohet në Kosovë
TOP Momenti

Kurti: Radoiçiq vazhdon të strehohet nga presidenti i Serbisë, duhet të gjykohet në Kosovë

September 24, 2026
Kurti për Banjskën: Synimi ishte aneksimi i territorit, Serbia e mbështeti dhe financoi grupin
TOP Momenti

Kurti për Banjskën: Synimi ishte aneksimi i territorit, Serbia e mbështeti dhe financoi grupin

September 24, 2026
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, gazetarja Hoxha zbardh detajet nga seanca me dyer të mbyllura
TOP Momenti

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, gazetarja Hoxha zbardh detajet nga seanca me dyer të mbyllura

September 24, 2026
Arrestohen dy persona në Gjakovë për fajde, kapen në flagrancë gjatë marrjes së kamatës
TOP Momenti

Arrestohen dy persona në Gjakovë për fajde, kapen në flagrancë gjatë marrjes së kamatës

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?