By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ardit Kutleshi pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox që përdorej për shitblerjen e të dhënave personale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ardit Kutleshi pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox që përdorej për shitblerjen e të dhënave personale
TOP Momenti

Ardit Kutleshi pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox që përdorej për shitblerjen e të dhënave personale

Momenti
Published: September 24, 2026

Ardit Kutleshi, 28-vjeçar nga Kosova, është deklaruar fajtor në Shtetet e Bashkuara për akuzat që lidhen me krijimin dhe funksionimin e platformës Rydox, një treg ilegal online që përdorej nga kriminelë kibernetikë për blerjen dhe shitjen e të dhënave personale të vjedhura dhe mjeteve për kryerjen e mashtrimeve.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, Kutleshi pranoi fajësinë në Gjykatën Federale për Distriktin Perëndimor të Pensilvanisë për vjedhje të rënduar të identitetit dhe komplot për pastrim parash.

Autoritetet amerikane thonë se Rydox kishte funksionuar të paktën që nga viti 2016 dhe kishte realizuar mbi 7,600 transaksione me informacione personale të vjedhura, pajisje aksesi, dokumente identifikimi dhe mjete e shërbime për krime kibernetike.

Nga aktiviteti i platformës, sipas dokumenteve gjyqësore, ishin gjeneruar të paktën 232 mijë dollarë të ardhura.

“Pranimi i fajësisë nga Ardit Kutleshi për operimin e tregut Rydox ekspozon një skemë të sofistikuar për të përfituar nga identitetet e vjedhura dhe mjetet e krimit kibernetik”, deklaroi Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva nga Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë.

Ai theksoi se rasti dëshmon se autoritetet amerikane do të vazhdojnë të identifikojnë dhe ndjekin penalisht kriminelët kibernetikë, pavarësisht vendit ku ndodhen, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përdorimit të teknologjisë së avancuar.

Prokurori amerikan Troy Rivetti tha se Kutleshi dhe vëllai i tij, Jetmir Kutleshi, e kishin drejtuar Rydox-in për përfitime personale, duke fituar qindra mijëra dollarë nga një platformë ku shiteshin informacione dhe mjete për kryerjen e krimeve online.

Jetmir Kutleshi ishte deklaruar fajtor dhe ishte dënuar në dhjetor të vitit 2025, para se të deportohej në Kosovë.

Ndihmësdrejtori i Divizionit Kibernetik të FBI-së, Brett Leatherman, tha se përmes Rydox-it ishin nxjerrë në shitje të dhëna të ndjeshme, duke përfshirë identitete dhe të dhëna për hyrje në llogaritë e mijëra personave.

“FBI-ja dhe partnerët e saj të huaj e mbyllën tregun dhe tani njeriu që e krijoi dhe e drejtoi atë pranoi fajësinë”, deklaroi ai.

Kutleshi ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës në dhjetor të vitit 2024, ndërsa në vitin 2025 ishte ekstraduar në Shtetet e Bashkuara.

Në dhjetor të vitit 2024, autoritetet amerikane kishin sekuestruar edhe domenin Rydox.cc, duke pamundësuar vazhdimin e përdorimit të platformës për shitjen dhe blerjen e të dhënave personale dhe mjeteve të krimit kibernetik.

Kutleshi pritet të dënohet më 9 shkurt 2027.

Për akuzën e vjedhjes së rënduar të identitetit ai përballet me dënim minimal të detyrueshëm prej dy vjetësh burgim, ndërsa për komplot për pastrim parash dënimi maksimal mund të arrijë deri në 20 vjet burgim.

Dënimi përfundimtar do të përcaktohet nga një gjyqtar federal, duke marrë parasysh udhëzimet amerikane për dënimet dhe faktorët e tjerë ligjorë.

Hetimi është zhvilluar nga FBI-ja në Pitsburg, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik të Policisë së Kosovës, SPAK-un në Shqipëri, Policinë Mbretërore të Malajzisë dhe autoritetet e drejtësisë në Malajzi.

Departamenti amerikan i Drejtësisë bëri të ditur se Seksioni për Krimin Kompjuterik dhe Pronësinë Intelektuale, që nga viti 2020, ka siguruar dënimin e mbi 180 personave për krime kibernetike dhe shkelje të pronësisë intelektuale, si dhe urdhra gjyqësorë për kthimin e mbi 350 milionë dollarëve në fondet e viktimave./Telegrafi.

You Might Also Like

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, gazetarja Hoxha zbardh detajet nga seanca me dyer të mbyllura
Arrestohen dy persona në Gjakovë për fajde, kapen në flagrancë gjatë marrjes së kamatës
Hoxhaj: Kosova duhet ta dërgojë aktgjykimin e Speciales në Komisionin e Venecias
Arta Bilalli Zendeli: Nuk është iluzion rikthimi i Izet Mexhitit në BDI
“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Latifi: Gjykata Speciale për të justifikuar veten mund të vazhdojë me arrestime të tjera
Latifi: Gjykata Speciale për të justifikuar veten mund të vazhdojë me arrestime të tjera
Lajme
Syla: Nëse Kurti e voton propozimin e PDK-së për Specialen, mund t’ia votojnë Presidentin, të krijohet stabilitet
Syla: Nëse Kurti e voton propozimin e PDK-së për Specialen, mund t’ia votojnë Presidentin, të krijohet stabilitet
Lajme
Gërvalla nuk përgjigjet për heshtjen pas vendimit të Speciales: Për të gjitha temat e tjera do të kemi mjaftueshëm kohë
Gërvalla nuk përgjigjet për heshtjen pas vendimit të Speciales: Për të gjitha temat e tjera do të kemi mjaftueshëm kohë
Lajme
Kurti nuk përgjigjet për nismën e PDK-së rreth Speciales
Kurti nuk përgjigjet për nismën e PDK-së rreth Speciales
Lajme
Protesta e qytetarëve, kërkesë Kryesisë së Kuvendit: Futeni nesër në rend të ditës ligjin për Dhomat e Specializuara
Protesta e qytetarëve, kërkesë Kryesisë së Kuvendit: Futeni nesër në rend të ditës ligjin për Dhomat e Specializuara
Lajme

You Might Also Like

Për të nëntën natë, qytetarët protestojnë kundër aktgjykimit të Speciales
TOP Momenti

Për të nëntën natë, qytetarët protestojnë kundër aktgjykimit të Speciales

September 24, 2026
Avokatja Jasini kritikon Specialen: Precedent negativ për drejtësinë ndërkombëtare
TOP Momenti

Avokatja Jasini kritikon Specialen: Precedent negativ për drejtësinë ndërkombëtare

September 24, 2026
Petrovska: Dy vjet folëm brenda LSDM-së, propozimet dhe zgjidhjet u injoruan
TOP Momenti

Petrovska: Dy vjet folëm brenda LSDM-së, propozimet dhe zgjidhjet u injoruan

September 24, 2026
Momenti kur pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit sulmuan Policinë e Kosovës me “Zola” në Banjskë në 2023-ën
TOP Momenti

Momenti kur pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit sulmuan Policinë e Kosovës me “Zola” në Banjskë në 2023-ën

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?