By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Llukarevska kërkon të publikohet raporti nga “skandali i qumështit”, ka dyshime në cilësinë e produkteve ushqimore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Llukarevska kërkon të publikohet raporti nga “skandali i qumështit”, ka dyshime në cilësinë e produkteve ushqimore
TOP Momenti

Llukarevska kërkon të publikohet raporti nga “skandali i qumështit”, ka dyshime në cilësinë e produkteve ushqimore

Momenti
Published: September 24, 2026

Deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, në seancën e sotme për pyetje parlamentare i drejtoi pyetje ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, Borçe Serafimovski, duke e ftuar të japë përgjigje kur opinioni do ta marrë raportin për “skandalin e qumështit”.

Lukarevska theksoi se në vend të transparencës dhe përgjegjësisë, për muaj me radhë qytetarët janë pa informacione për rezultatet e kontrolleve të produkteve të qumështit dhe mishit, edhe pse janë konstatuar devijime serioze mes përbërjes së deklaruar dhe cilësisë reale të një pjese të produkteve.

Ajo kërkoi nga ministri të thotë pse raporti ende nuk është publikuar dhe deri kur qytetarët do të presin përgjigje nëse ushqimi që blejnë është vërtet i sigurt dhe me cilësinë e deklaruar.

„Ju kujtohet për ‘skandalin e qumështit’ kur një gjë qëndronte në deklaratat e produkteve të qumështit, ndërsa cilësia e produkteve ishte tjetër. Dhe u hap në opinion temë se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Dhe për atë që ka ndodhur ende presim, ndërsa deri tani duhej të merrnim Raport nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Janë marrë 91 mostra nga qumështi, produktet e qumështit dhe produktet e mishit të thatë nga prodhimi vendor, si dhe nga importi, për të konstatuar nëse ajo që është shkruar në deklarata përputhet me cilësinë e produkteve. Në vend të 20% yndyrë qumështi, në disa produkte ka pasur 1% yndyrë qumështi dhe shumë vaj palme. Drejtori aktual i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AHV), Oliver Milanov, në deklaratë për media pranoi se agjencia nuk i publikon firmat që kanë bërë këto keqpërdorime, duke u frikësuar nga padi dhe pasoja juridike. Më 4 qershor të këtij viti, Milanov ka deklaruar se Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AHV) javën e ardhshme do t’i publikojë firmat që kanë bërë manipulime me deklarimin e produkteve të qumështit, ndërsa nga e hëna duhej të ishin gati edhe rezultatet e analizave të përpunimeve të mishit. Qershori ka kaluar prej kohësh, ministër”, tha Llukarevska.

Ajo theksoi se pa raportin nuk do të dihet nëse të njëjtin ushqim me cilësi të dobët e konsumojmë edhe sot dhe çfarë pasoja për shëndetin e qytetarëve mund të ketë kjo.

You Might Also Like

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, gazetarja Hoxha zbardh detajet nga seanca me dyer të mbyllura
Arrestohen dy persona në Gjakovë për fajde, kapen në flagrancë gjatë marrjes së kamatës
Hoxhaj: Kosova duhet ta dërgojë aktgjykimin e Speciales në Komisionin e Venecias
Arta Bilalli Zendeli: Nuk është iluzion rikthimi i Izet Mexhitit në BDI
“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Latifi: Gjykata Speciale për të justifikuar veten mund të vazhdojë me arrestime të tjera
Latifi: Gjykata Speciale për të justifikuar veten mund të vazhdojë me arrestime të tjera
Lajme
Syla: Nëse Kurti e voton propozimin e PDK-së për Specialen, mund t’ia votojnë Presidentin, të krijohet stabilitet
Syla: Nëse Kurti e voton propozimin e PDK-së për Specialen, mund t’ia votojnë Presidentin, të krijohet stabilitet
Lajme
Gërvalla nuk përgjigjet për heshtjen pas vendimit të Speciales: Për të gjitha temat e tjera do të kemi mjaftueshëm kohë
Gërvalla nuk përgjigjet për heshtjen pas vendimit të Speciales: Për të gjitha temat e tjera do të kemi mjaftueshëm kohë
Lajme
Kurti nuk përgjigjet për nismën e PDK-së rreth Speciales
Kurti nuk përgjigjet për nismën e PDK-së rreth Speciales
Lajme
Protesta e qytetarëve, kërkesë Kryesisë së Kuvendit: Futeni nesër në rend të ditës ligjin për Dhomat e Specializuara
Protesta e qytetarëve, kërkesë Kryesisë së Kuvendit: Futeni nesër në rend të ditës ligjin për Dhomat e Specializuara
Lajme

You Might Also Like

Për të nëntën natë, qytetarët protestojnë kundër aktgjykimit të Speciales
TOP Momenti

Për të nëntën natë, qytetarët protestojnë kundër aktgjykimit të Speciales

September 24, 2026
Avokatja Jasini kritikon Specialen: Precedent negativ për drejtësinë ndërkombëtare
TOP Momenti

Avokatja Jasini kritikon Specialen: Precedent negativ për drejtësinë ndërkombëtare

September 24, 2026
Petrovska: Dy vjet folëm brenda LSDM-së, propozimet dhe zgjidhjet u injoruan
TOP Momenti

Petrovska: Dy vjet folëm brenda LSDM-së, propozimet dhe zgjidhjet u injoruan

September 24, 2026
Momenti kur pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit sulmuan Policinë e Kosovës me “Zola” në Banjskë në 2023-ën
TOP Momenti

Momenti kur pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit sulmuan Policinë e Kosovës me “Zola” në Banjskë në 2023-ën

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?