Ambasada amerikane në Kosovës, ka njoftuar se, aplikantët për vizë që kanë nevojë për një fotografi të re ose fotografitë ekzistuese të të cilëve nuk i plotësojnë kërkesat e vizës amerikane, tani mund të bëjnë një fotografi në Ambasadë përpara takimit të tyre.
‘’Prezantimi i kabinës së re të fotografive me vetëshërbim në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë!
Aplikantët për vizë që kanë nevojë për një fotografi të re ose fotografitë ekzistuese të të cilëve nuk i plotësojnë kërkesat e vizës amerikane, tani mund të bëjnë një fotografi në Ambasadë përpara takimit të tyre’’, thuhet në njoftimin e ambasadës.
‘’Mirë se vini në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Kosovë.
Jeni këtu për takimin tuaj për vizë dhe keni kuptuar se keni harruar fotografinë për vizë? Ndoshta fotografia juaj nuk i plotëson kërkesat për fotografitë e vizave, ose thjesht dëshironi të bëni një fotografi të re gjatë kohës që jeni këtu.
Mos u shqetësoni. Fotokabina jonë e re vetëshërbyese ju mundëson të bëni shpejt dhe lehtë një fotografi të re që i përmbush kërkesat për vizë, pa pasur nevojë të dilni nga ambasada.
Para se të hyni në fotokabinë, mbani mend se pagesa bëhet me kartë krediti/debiti. Prandaj, sigurohuni që ta keni kartelën me vete.
Kaq është. Me disa hapa të thjeshtë, do të keni një fotografi të re për aplikimin tuaj për vizë.
Mezi presim t’ju ndihmojmë gjatë vizitës suaj në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Kosovë’’, thotë një zyrtar i ambasadës.
Introducing the new self-service photo booth at U.S. Embassy Pristina! Visa applicants who need a new photo or whose existing photo does not meet U.S. visa requirements can now take one at the Embassy before their appointment. Watch the video to learn how to use the photo booth. https://t.co/CXeijM3qNA
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) September 23, 2026
The post Ambasada amerikane njofton për risi për aplikim për viza: Fotografitë mund të bëhen brenda ambasadës appeared first on Gazeta Express.

