Drejtoresha e shkarkuar e Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni është propozuar në gusht për ta marrë gradën “Kalorës” (Chevalier) të Urdhrit Kombëtar të Meritës nga Franca.
Në një dekret të datës 10 gusht 2026 të publikuar nga Grand Chancelier de la Légion d’honneur, institucionit shtetëror francez që administron sistemin e dekoratave kombëtare, Vlora Hyseni përshkruhet si shtetase kosovare dhe shqiptare, dhe si drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shqipërisë.
“Ordre national du Mérite” është një nga dy urdhrat kombëtarë të Francës, së bashku me Legjionin e Nderit. Ai jepet për merita të dalluara në shërbim të Francës.

The post Vlora Hyseni në gusht u propozua për gradën “Chevalier” për merita të dalluara në shërbim të Francës appeared first on Gazeta Express.

