By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Trumpi ende mendon se iranianët do të “ngrihen” kundër qeverisë – në Teheran shoh një tjetër rrëfim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Trumpi ende mendon se iranianët do të “ngrihen” kundër qeverisë – në Teheran shoh një tjetër rrëfim
TOP Momenti

Trumpi ende mendon se iranianët do të “ngrihen” kundër qeverisë – në Teheran shoh një tjetër rrëfim

Momenti
Published: September 23, 2026

Nga: Hossein Hamdieh / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, pyeti së fundmi në një prej shpërthimeve të tij në Truth Social: “Kur do të ngrihet populli iranian dhe të luftojë”? Deklaratat e Trumpit janë aq frenetike dhe të çrregullta saqë nuk dihet se cilat janë politika të mirëfillta dhe cilat janë thjesht zhurmë. Por, nëse mbështetja te “populli iranian” që të ngrihet dhe të luftojë është vërtet politikë e ShBA-së, atëherë, me sa mund të gjykoj nga brenda Iranit, kjo është një politikë e dështuar. Dhe, e mjerueshme. Të paktën tani për tani.

Nuk ka sondazhe të besueshme në mbarë vendin që mund të na tregojnë në kohë reale se çfarë mendojnë iranianët për luftën. Pra, ky është një vëzhgim, jo sondazh. Ai vjen nga bisedat që kam pasur me shumë njerëz.

Ndonëse jam studiues social, punoj ngushtë me startapet iraniane dhe ekosistemin digjital. Para se të fillonte lufta, kuptimi im ishte se ky mjedis vështirë ishte vatër mbështetjeje për shtetin iranian. Përkundrazi: të ishe përkrahës i shtetit përgjithësisht shihej me sy të keq, jo më pak për shkak të ndërprerjeve të internetit që kishin prishur vazhdimisht pikërisht infrastrukturën nga e cila varet ekonomia digjitale.

E, megjithatë, edhe në këtë mjedis, mund të ndihet një neveri në rritje ndaj ShBA-së dhe luftës së saj në Iran.

Po flas për disa prej zërave më të zëshëm. Biznesmenë me para për të shpenzuar, profile të mëdha në mediat sociale dhe ndikim të mjaftueshëm për të formësuar bisedat. Këta janë njerëzit te të cilët shumë iranianë të rinj shohin një shembull dhe ata po shprehen gjithnjë e më hapur kundër luftës.

Majid Hosseini Nejad, sipërmarrës dhe themelues i Alibaba-s – agjenci iraniane udhëtimesh në onlajn – shkroi në X më 2 shtator: “Dashtë Zoti, nuk është larg dita kur sulmi ndaj Iranit do të bëhet makth i tmerrshëm për ta dhe nuk do të kenë as guximin për mendime të tilla dëshirore”. Faqja e tij në mediat sociale është plot me ndjenja të ngjashme kundër ShBA-së dhe Izraelit.

Shumë njerëz brenda këtyre qarqeve e kanë këtë ndjenjë. Kjo, natyrisht, nuk përkthehet domosdoshmërisht në mbështetje për shtetin. Por, mund të dëshmohet lindja e një mospëlqimi të fortë ndaj ShBA-së, krahas një dëshire në rritje për ta rindërtuar Iranin më mirë. Ekziston një ndjenjë më e gjerë se kjo luftë po qartëson diçka.

Kjo ndjenjë po ushqehet nga pamjet dhe rrëfimet që vijnë nga lufta: tragjedia dërrmuese e shkollës në Minab, kompleksi sportiv në Lamerd, shtëpitë e shkatërruara në Teheran dhe, së fundmi, një dasmë në një fshat të vogël jugor ku njerëzit u vranë dhe u gjymtuan.

Në pjesën më të madhe, këto incidente nuk i frymëzojnë njerëzit të dalin në rrugë në mbështetje të pushtuesve. Mos asgjë, ato tregojnë se si ata që zhvillojnë një luftë nga larg mund të fillojnë ta shohin prenë e tyre si një grumbull trupash njerëzorë pa fytyrë, pa emër dhe pa histori. Vdekjet e tyre llogariten si kostoja e nevojshme dhe e papërfillshme e luftës së një njeriu kundër Iranit.

Rrëfimet dhe pamjet e bashkëqytetarëve të zakonshëm të masakruar kanë prirjen ta bashkojnë një vend të ndarë kundër pushtimit të huaj. Incidentet e tilla, me të drejtë, rikthejnë kujtimet e Irakut, Libisë dhe Afganistanit. Nëse synimi i tyre është t’i nxisin njerëzit të “ngrihen dhe të luftojnë”, duket se po prodhojnë pikërisht efektin e kundërt.

Në takime, biseda dhe ngjarje publike, një përfytyrim që dikur merrej si gjerësisht i përhapur – se Irani është komb i rrëmbyer nga sistemi ynë politik – po fillon të zbehet. Në vend të tij po shfaqet një ide tjetër: jemi komb në luftë me një armik armiqësor rajonal dhe mbështetësin e tij imperial.

Gjithnjë e më shumë njerëz duket se po tërhiqen drejt këtij përfundimi. Edhe nëse nuk e mbështesin shtetin, ata e brohorasin kur ai i kundërvihet mujsharit.

Ky është dallimi i rëndësishëm të cilin Uashingtoni duket se po e humb me kaq naivitet. Një person mund të mos e pëlqejë Republikën Islamike dhe prapëseprapë të mos e pëlqejë luftën amerikane kundër Iranit. Dikush mund ta kundërshtojë shtetin dhe megjithatë të mos dëshirojë ta shohë vendin e vet të bombardohet deri në nënshtrim. Dikush mund të kërkojë ndryshim politik dhe prapëseprapë të besojë se ndryshimi i tillë duhet të vijë nga brenda.

Ndjenjat nacionaliste dhe antiimperialiste janë në rritje. Sikur të më kishin pyetur në shkurt, do të kisha thënë se humnera mes shtetit dhe kombit ishte ndoshta e pakapërcyeshme. Tani do të thosha se ka një mundësi.

Kryengritja brenda vendit është ajo tek e cila ShBA-ja llogarit. Por, nëse synimi është t’i nxisë iranianët të kthehen kundër shtetit të tyre, lufta mund të jetë duke bërë të kundërtën.

Sa më shumë civilë iranianë vriten, aq më e vështirë bëhet të ruhet dallimi mes popullit iranian dhe shtetit iranian. Dhe, sa më shumë të zhduket ky dallim, aq më pak gjasa ka që njerëzit të ngrihen në emër të fuqisë së huaj që po i sulmon.

Nga këndvështrimi im, njerëzit nuk duken se kanë gjasa të ngrihen. Në vend të kësaj, mund të jenë duke iu bashkuar frontit. /Telegrafi/

You Might Also Like

Kongresisti Latimer kishte ndihmuar një familje nga Kosova gjatë luftës, Kurti: SHBA-të janë aleati ynë i çmuar
Toshkovski: Maqedonia duhet të angazhohet për rezultate konkrete dhe zbatimin real të standardeve dhe vlerave evropiane
Terrorizoi ish-të dashurën për 2 muaj, e rrëmbeu me forcë në makinë dhe e dhunoi, pranga 33-vjeçarit
Partneriteti me SHBA-të në fushën e mbrojtjes, Maqedonci publikon pamje nga punëtoria M2M
Zbulohen plantacione ilegale me kanabis në Strumicë, konfiskohen 680 kilogramë bimë – ndalohen dy persona

LEXO GJITHASHTU

Ardian Gjini thotë se pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”
Ardian Gjini thotë se pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”
Lajme
Ndezi zjarr në tokën e tij dhe flakët u përhapën pranë banesave, arrestohet 46-vjeçari në Shijak
Ndezi zjarr në tokën e tij dhe flakët u përhapën pranë banesave, arrestohet 46-vjeçari në Shijak
Lajme
Abdixhiku takohet në selinë e LDK-së me Hargreaves, temë e diskutimeve “zhvillimet e fundit”
Abdixhiku takohet në selinë e LDK-së me Hargreaves, temë e diskutimeve “zhvillimet e fundit”
Lajme
Kallas sytë te dialogu Kosovë – Serbi, në takim me të edhe Sorensen, çfarë iu tha Kurtit dhe Vuçiqit në Nju Jork
Kallas sytë te dialogu Kosovë – Serbi, në takim me të edhe Sorensen, çfarë iu tha Kurtit dhe Vuçiqit në Nju Jork
Lajme
CNN: Xi shkon në SHBA me bindjen se e ardhmja i përket Kinës, shumëçka shkoi në favor të tij që prej vizitës së fundit
CNN: Xi shkon në SHBA me bindjen se e ardhmja i përket Kinës, shumëçka shkoi në favor të tij që prej vizitës së fundit
Lajme

You Might Also Like

Altin Krasniqi: Nëse dashuria për lirinë gjykohet si krim, atëherë vetë historia do të dënohet
TOP Momenti

Altin Krasniqi: Nëse dashuria për lirinë gjykohet si krim, atëherë vetë historia do të dënohet

September 23, 2026
Gjendet një person pa shenja jete në Ranillug dhe një tjetër në Gjilan, trupat e pajetë dërgohen për obduksion
TOP Momenti

Gjendet një person pa shenja jete në Ranillug dhe një tjetër në Gjilan, trupat e pajetë dërgohen për obduksion

September 23, 2026
Ndalohet një 46-vjeçar nga Shkupi, kapet me para të falsifikuara dhe lëndë narkotike
TOP Momenti

Ndalohet një 46-vjeçar nga Shkupi, kapet me para të falsifikuara dhe lëndë narkotike

September 23, 2026
Zjarr në Llaman të Himarës, flakët favorizohen nga era
TOP Momenti

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët favorizohen nga era

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?