Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka treguar për ditën ku i është bastisur shtëpia Jakup Krasniqit nga EULEX me urdhër të Gjykatës Speciale.
Sherifi tha se Krasniqi i kishte shkruar në sms se i kanë hyrë në shtëpi njerëz të paftuar.
“Momentin që kanë hyrë forcat e EULEX-it dhe Prokuroria në shtëpi, ai ka thënë përmes sms se më kanë ardhur njerëz të paftuar në shtëpi, kurrë nuk e harroj këtë”.
“Menjëherë e thirra në telefon, por ia kishin marrë dhe nuk arrita me komuniku. Ora 7 jemi dalë në seli partisë me Fatmirin dhe tjerët, kam shku në shtëpi me shiku çka po ndodh po nuk na lejonin të hynin”, ka thënë ai. /Gazeta Express
The post “Më kanë hy në shpi njerëz të paftuar”, Sherifi tregon për sms’in e Jakup Krasniqit: S’më hiqet prej syve kur kalo xhipi me të brenda appeared first on Gazeta Express.

