By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Akuzohet për vjedhjen e një celulari rreth 10 vite më parë, Prokurori i Përgjithshëm i Hungarisë kërkon heqjen e imunitetit të kryeministrit Peter Magyar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Akuzohet për vjedhjen e një celulari rreth 10 vite më parë, Prokurori i Përgjithshëm i Hungarisë kërkon heqjen e imunitetit të kryeministrit Peter Magyar
Lajme

Akuzohet për vjedhjen e një celulari rreth 10 vite më parë, Prokurori i Përgjithshëm i Hungarisë kërkon heqjen e imunitetit të kryeministrit Peter Magyar

Momenti
Published: September 22, 2026

Prokurori i Përgjithshëm i Hungarisë ka kërkuar sot heqjen e imunitetit parlamentar të kryeministrit Peter Magyar, si dhe, në një çështje tjetër, të dy ish-ministrave të qeverisë nacionaliste të ish-kryeministrit Viktor Orban.

Kjo është hera e parë që njoftohet nisja e procedimeve ndaj ish-anëtarëve të qeverive të Orbanit.

Sa i përket Magyar, ai akuzohet për vjedhje, pasi në vitin 2024 i mori telefonin celular një personi që po e filmonte në një klub nate dhe më pas e hodhi atë në lumin Danub.

Kryeministri konservator proevropian, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare të prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së vendit nga Orban, e ka cilësuar hetimin ndaj tij si një “turp”.

Në një video të publikuar sot në rrjetet sociale, Magyar deklaroi se dëshiron që Parlamenti t’i heqë imunitetin.

Ai akuzoi prokurorët se po përpiqen të shkaktojnë konfuzion duke “përzier” çështjet e dy ish-ministrave të Orbanit me atë që ai e cilëson si “tentativë për vrasje politike” ndaj tij në vitin 2024.

Vitin e kaluar, kur ishte ende eurodeputet, Parlamenti Evropian refuzoi t’i hiqte imunitetin.

Ndërkohë, hetimi ndaj Balazs Hanko, deputet i partisë Fidesz të Orbanit dhe ish-ministër i Kulturës dhe Inovacionit, lidhet me dyshimet për keqpërdorimin e 47 milionë eurove nga fondet publike, të cilat dyshohet se janë përdorur në fushatën zgjedhore të vitit 2026. Në korrik, autoritetet e prokurorisë sekuestruan kompjuterët e partisë.

I dyshuari i dytë, Miklos Sesztak, deputet i partisë KDNP, aleate e Fidesz, dhe ish-ministër i Zhvillimit Kombëtar, dyshohet se ka marrë miliona euro ryshfet për blerjen e autobusëve të përdorur me çmime të fryra gjatë periudhës 2014-2018. /Panorama

The post Akuzohet për vjedhjen e një celulari rreth 10 vite më parë, Prokurori i Përgjithshëm i Hungarisë kërkon heqjen e imunitetit të kryeministrit Peter Magyar appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Trump: Po diskutojmë me Zelenskyn një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë
Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli njofton se u lirua nga autoritetet maqedonase
Kallas i takon ndaras Kurtin e Vuçiqin, përpiqet t’i shtyjë të ecin përpara në dialog: Marrëveshja e Ohrit në veçanti është obligative
Enver Hasani kritika pushtetit: Nëse i japim nga 200 milionë euro për vota, publikimi i parave që u dhanë për Hagën pati qëllim poshtërues
Irani vendos kushtet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, ministri i Jashtëm ia përcjell të dërguarit të SHBA-së

LEXO GJITHASHTU

Stradner: Regjimi i Vuçiqit drejt zgjedhjeve, ndërsa Qeveria serbe merr pjesë në panel në Rusi
Stradner: Regjimi i Vuçiqit drejt zgjedhjeve, ndërsa Qeveria serbe merr pjesë në panel në Rusi
TOP Momenti
Nga babai te djali, Davide Marchisio firmos kontratën e parë profesionale me Juventusin
Nga babai te djali, Davide Marchisio firmos kontratën e parë profesionale me Juventusin
TOP Momenti
“E kanë lidhur, e kanë detyruar të rrijë në një qoshe” – Sherifi për arrestimin e Krasniqit
“E kanë lidhur, e kanë detyruar të rrijë në një qoshe” – Sherifi për arrestimin e Krasniqit
TOP Momenti
Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet
Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet
Lajme
Mickoski në takim me Jansha: Nuk kërkojmë rrugë më të shkurtër drejt BE-së, por proces të drejtë
Mickoski në takim me Jansha: Nuk kërkojmë rrugë më të shkurtër drejt BE-së, por proces të drejtë
TOP Momenti

You Might Also Like

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë
Lajme

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

September 22, 2026
Dënimi me 25 vjet burg nga Haga, Bilall Sherifi tregon reagimin e Jakup Krasniqi: Ju kam thënë që kjo gjykatë s’është për drejtësi
Lajme

Dënimi me 25 vjet burg nga Haga, Bilall Sherifi tregon reagimin e Jakup Krasniqi: Ju kam thënë që kjo gjykatë s’është për drejtësi

September 22, 2026
“Ju kam thënë”, Sherifi tregon çka ju tha Jakup Krasniqi kur shkuan ta shohin pas vendimit të Speciales
Lajme

“Ju kam thënë”, Sherifi tregon çka ju tha Jakup Krasniqi kur shkuan ta shohin pas vendimit të Speciales

September 22, 2026
“E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Sherifi rikujton dërgimin në Hagë të Jakup Krasniqit
Lajme

“E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Sherifi rikujton dërgimin në Hagë të Jakup Krasniqit

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?