Presidenti amerikan, Donald Trump, sot në fjalimin e tij para Kombeve të Bashkuara ka falendëruar Kosovën, si një ndër vendet që ka vendosur të japë kontribut ushtarak në kuadër të Bordit të Paqes, shkruan Express.
Trump në fjalën e tij ka folur për përpjekjet për paqe në Gaza, duke përmendur shtetet të cilat janë bërë pjesë e Bordit të Paqes dhe që tashmë janë pjesë e asaj që njihet si “Forca Ndërkombëtare Stabilizuese”.
“Dua të falendëroj ato që kanë vendosur të kontribuojnë me trupa, e trajnime për të stabilizuar Gazën, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordanin dhe më shumë”, ka thënë Trump./GazetaExpress/

The post Trump e falendëron Kosovën në fjalimin e tij në OKB për kontributin me trupa ushtarake në kuadër të Bordit të Paqes appeared first on Gazeta Express.

