By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur
Lajme

Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur

Momenti
Published: September 13, 2026

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se dialogu me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ka filluar me ministrin Hajrullah Çeku, duke e vlerësuar ndryshe qasjen e tij krahasuar me ish-ministren Arbërie Nagavci.

Jasharaj ka thënë për Ekonomia Online se kërkesa e parë e SBASHK-ut, pavarësisht se kush do të jetë në krye të ministrisë, do të jetë vazhdimi i dialogut jo vetëm me sindikatën, por edhe me prindërit dhe drejtoritë komunale të arsimit.

Your browser does not support the video tag.

“Po të them të vërtetën publikisht e kemi thënë se ditët më të këqija i kemi kaluar me zonjën Nagavci, ku ka munguar tërësisht dialogu. Për të mirë dallon shumë ministri tani zoti Hajrullah Çeku nga se me të kërkuar takimin e ka ofruar këtë mundësi dhe jemi takuar dhe qoftë në aktivitetet tona, qoftë në aktivitetet e MASHT-it, janë pesë herë që jemi takuar brenda një muaji, një muaji e pak më shumë. Domethënë dialogu ka filluar me ministrin Çeku”, tha ai.

Jasharaj ka thënë se SBASHK-u është i gatshëm të vazhdojë dialogun për aq kohë sa, sipas tij, edhe pala tjetër e dëshmon gatishmërinë për të njëjtin.

“Jemi për dhe do të vazhdojmë ne, sa pala tjetër sa shembujt të mirë do të na japë për dialog do të vazhdojmë me dialog e nëse kjo praktikë nuk vazhdohet ne do të kemi edhe mundësi tjera. Urojmë që zoti Çeku nëse do të jetë prapë ministër ta vazhdojë këtë mënyrë të dialogut me ne, sepse e ka pa edhe ai se ne jemi korrekt dhe e respektojmë shumë palën tjetër kur ajo është e prirë për dialog. Pra për momentin dialogu është në rradhë të parë për ne besoj edhe për ministrin Çeku dhe uroj që ky rikthim i nisur të mos përfundojë nga asnjëra palë”, tha ai.

Ai ka theksuar se dialogu do të jetë kërkesa e parë e SBASHK-ut, duke kërkuar që në këtë proces të përfshihen edhe prindërit dhe drejtoritë komunale të arsimit.

“Po që kërkesa e parë e SBASHK-ut pavarësisht urojmë mbase pse është treguar I saktë në dialog urojmë që të jetë ky minister, po nëse është edhe dikush tjetër hapi i parë që kërkesa jonë e parë gjithmonë ka qenë dhe do të jetë që ka dialog, që të ulemi të bisedojmë por jo vetëm me neve por edhe me prindërit edhe me DKA-të sepse kur jemi të gjithë bashkë edhe problemet do t’i qesim në tavolinë dhe bashkarisht në një front mund t’i realizojmë më lehtë dhe mund ta bëjmë arsimin shumë më të mirë nga kjo që është tani, por kërkesa e parë do të jetë dialogu”, tha ai.

Jasharaj ka bërë të ditur se SBASHK-u është zotuar për bashkëpunim me Këshillin e Prindërve, Këshillin e Nxënësve, Këshillin e Studentëve, drejtoritë arsimore dhe Kolegjin e Rektorëve për realizimin e planit strategjik për arsimin deri në vitin 2030.

“Ne jemi zotuar bashkë me Këshillin e Prindërve, bashkë me Këshillin e Nxënësve, Këshillin e Studentëve, me drejtoritë arsimore dhe me kolegjin e e rektorëve se do të ndihmojmë, do të punojmë bashkë në realizimin e planit strategjik për arsimin 2030 plus, sepse mendojmë se Kosova duhet ta ketë të vetin një plan strategjik e jo të kopjuar nga shtetet shumë të zhvilluara”, tha ai.

Ndërkaq, si kërkesë të dytë të SBASHK-ut, Jasharaj ka përmendur kontratën kolektive të arsimit dhe punën e dy komisioneve.

“Ndërsa kërkesa jonë e dytë duke u bazuar në zërin e anëtarësisë do të jetë puna në kontratë kolektive, puna e dy komisioneve dhe nënshkrimi i kontratës së re kolektive të arsimit”, tha ai.

The post Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nagavci pret pjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së në seancë: Të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit
PDK njofton me shkrim për pezullimin e kandidaturës së Çitakut derisa të deklarohet Kushtetuesja (Dokument)
PDK: Nuk marrim pjesë në seanca, pas shkeljes së afateve dhe bllokimit të Kuvendit nga VV – fjalën duhet ta thotë Kushtetuesja
Gjini thotë se VV po i do zgjedhjet me 27 dhjetor: S’kanë problem as me Çitakun, as me Shalën as me “popullin serb”
Seanca konstituive, Çitaku thotë se PDK s’merr pjesë derisa Gjykata të japë sqarimet

LEXO GJITHASHTU

LVV ndryshoi qëndrim për Çitakun e Shalën, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen
LVV ndryshoi qëndrim për Çitakun e Shalën, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen
TOP Momenti
PDK del me sqarim: Nuk do të marrim pjesë në seancat e Kuvendit, fjalën tani duhet ta thotë Kushtetuesja
PDK del me sqarim: Nuk do të marrim pjesë në seancat e Kuvendit, fjalën tani duhet ta thotë Kushtetuesja
TOP Momenti
Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve
Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve
TOP Momenti
Vazhdimi i seancës konstituive, Lumir Abdixhiku arrin në Kuvend
Vazhdimi i seancës konstituive, Lumir Abdixhiku arrin në Kuvend
Lajme
PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses
PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses
TOP Momenti

You Might Also Like

Të shtëna me armë zjarri në dyert e një shtëpie në Livoç të Ulët
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në dyert e një shtëpie në Livoç të Ulët

September 13, 2026
Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në
Lajme

Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në

September 13, 2026
Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Në trupin e viktimës dyshohet se kishte shenja të dhunës
Lajme

Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Në trupin e viktimës dyshohet se kishte shenja të dhunës

September 13, 2026
Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër
Lajme

Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?