By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: LVV ndryshoi qëndrim për Çitakun e Shalën, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
LVV ndryshoi qëndrim për Çitakun e Shalën, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen
TOP Momenti

LVV ndryshoi qëndrim për Çitakun e Shalën, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen

Momenti
Published: September 13, 2026

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka bërë thirrje që deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, me qëllim të konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Para hyrjes në objektin e Kuvendit, Kryeziu-Hyseni ka folur edhe për ndryshimin e qëndrimit të LVV-së lidhur me votimin e Vlora Çitakut dhe Kujtim Shalës për nënkryetarë të Kuvendit.

Your browser does not support the video tag.

Ajo ka thënë se vendimi për t’i mbështetur dy kandidatët është marrë pas diskutimeve brenda grupit parlamentar të LVV-së, me qëllim të zhbllokimit të procesit të konstituimit.

“Uroj që të ndërrojnë qëndrim partitë opozitare dhe të procedojmë tutje me procesin e konstituimit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, njëjtë sikur ka vepruar në këto dy vitet e fundit, ka lëvizur për t’i kontribuar zhbllokimit të situatës, e cila ka ndodhur si rezultat i bllokadës së vazhdueshme të këtyre partive opozitare”, ka deklaruar ajo.

Kryeziu-Hyseni ka thënë se pret që deputetët e opozitës të jenë të pranishëm në seancën e sotme, duke iu referuar edhe obligimeve që, sipas saj, dalin nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Shpresoj që sot deputetët të paraqiten në seancë. Fundja, sipas aktgjykimit është obligative që ata të marrin pjesë në votim dhe të konstituojmë Kuvendin dhe të vazhdojmë tutje me proceset e radhës”, është shprehur ajo.

Ajo ka sqaruar se brenda grupit parlamentar të LVV-së ka pasur diskutime lidhur me emrat e propozuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.

“Në grupin tonë parlamentar ka pasur diskutime sa i përket emrave që janë propozuar prej dy partive politike. Kështu që kryesia e LVV-së ka vendosur që këta dy emra të mbështeten, që mos të vazhdohet tutje bllokada”, ka thënë Kryeziu-Hyseni. /Telegrafi/

You Might Also Like

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 75 vota
LSDM: Statistikat ekonomike të Mickoskit nuk janë realitet, qytetarët përballen me krizë financiare dhe paga të ulëta
PDK shkresë zyrtare Haxhiut – pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare (Dokument)
PDK del me sqarim: Nuk do të marrim pjesë në seancat e Kuvendit, fjalën tani duhet ta thotë Kushtetuesja
Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve

LEXO GJITHASHTU

Vetëvendosje ia voton Listës Srpska nënkryetaren e Kuvendit, zgjedhet Tanja Vujoviq
Vetëvendosje ia voton Listës Srpska nënkryetaren e Kuvendit, zgjedhet Tanja Vujoviq
Lajme
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Lajme
Slavko e Igor Simiq dhe Liliana Stefanoviq s’i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit
Slavko e Igor Simiq dhe Liliana Stefanoviq s’i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit
Lajme
Kujtim Shala merr votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
Kujtim Shala merr votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
Lajme
LVV e vazhdon seancën konstituive me qëndrime të reja, mungon PDK-ja dhe Aleanca
LVV e vazhdon seancën konstituive me qëndrime të reja, mungon PDK-ja dhe Aleanca
Lajme

You Might Also Like

PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses
TOP Momenti

PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses

September 13, 2026
Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”
TOP Momenti

Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”

September 13, 2026
Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie
TOP Momenti

Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie

September 13, 2026
Gjen mjete të dyshuara shpërthyese derisa po punonte në pronën e tij
TOP Momenti

Gjen mjete të dyshuara shpërthyese derisa po punonte në pronën e tij

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?