By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 27 vjet në uniformë, rrëfimi i policit që nisi misionin në ditët e para të lirisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
27 vjet në uniformë, rrëfimi i policit që nisi misionin në ditët e para të lirisë
TOP Momenti

27 vjet në uniformë, rrëfimi i policit që nisi misionin në ditët e para të lirisë

Momenti
Published: September 13, 2026

Më 6 shtator të vitit 1999, nisi punën si zyrtar policor.

Nga atëherë e deri më sot, Bajrush Rexhepi si kadet i gjeneratës së parë, ende vazhdon shërbimin ndaj qytetarëve.

Ai tregon se në kohën kur aplikoi për t’u bërë pjesë e këtij institucioni, motivi ishte i lartë.

Your browser does not support the video tag.

Kjo për shkak se fillimisht kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjithçka ka qenë fillimisht e zorshme për ne për arsye se së bashku me kolegë, fillimisht filluam të mendojmë se si do dukemi, çka duhet vepruar, çka duhet bërë, si do të na pret populli kur dalim në rrugë e shumë gjëra tjera që me të vërtetë ka qenë emocionuese”, deklaroi Bajrush Rexhepi.

137-shi i Policisë thotë se ende e kujton qartazi ditën e tij të parë në uniformën policore.

“Takimi i parë me masën, popullin tonë ka qenë dicka e papërshkrueshme kur me të vërtetë ka qenë befasuese edhe për ta, për popullin kur kontakti i parë ishte: O ju Policia e Kosovës, gjithçka që një ëndërr u bë realitet… Qytetarët dëshironin të na ofroheshin afër, të na pyesnin lloj lloj pyetjesh, të bënin fotografi me neve, të bisedonin, ishte e pakapshme për ta qysh Policia arriti të flas në gjuhën e tyre”, tha Rexhepi.

Përgjatë 27 vitesh, Rexhepi pohon se u shoqëruan me sfida të mëdha, por që është krenar me progresin e arritur të Policisë në përgjithësi.

“Krenaria më e madhe në jetën time personale për mua dhe kolegët të cilët kemi startuar në gjeneratën e parë është kjo. Ne e shkruajtëm një histori, e ndërtuam një institucion, ne i besuam popullit, populli na besoi neve populli, ne arritëm një urë lidhëse ndërmjet popullit dhe Policisë që me të vërtetë ka qenë një sukses i madh, kjo është arritja më e madhe e neve si oficer të Policisë së Kosovës”, pohoi Rexhepi.

Aktualisht, ai është i angazhuar si hetues i vendit të ngjarjes në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj.

Polici i gjeneratës së parë u bën thirrje edhe të rinjve të mos hezitojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj organizate sigurie.

source

You Might Also Like

Deputeti i AfD-së për marrëdhënien Kosovë-Serbi: Nuk mund të injorohet fakti se 92% e banorëve të Kosovës janë shqiptarë
ADHD-ja lidhet me probleme të zorrëve te më shumë se 1.9 milionë njerëz
Ekografia morfologjike, çfarë duhet të dini para kontrollit të javës së 20-të
Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

LEXO GJITHASHTU

E diela e punës në Kuvend: pas muajsh bllokade u konstituua Kuvendi, pak orë më vonë u zgjodh edhe Qeveria
E diela e punës në Kuvend: pas muajsh bllokade u konstituua Kuvendi, pak orë më vonë u zgjodh edhe Qeveria
Lajme
A do të dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti Teich i AfD-së pas fitores
A do të dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti Teich i AfD-së pas fitores
Lajme
Këta janë 15 kandidatët që pritet të bëhen deputetë të LVV-së
Këta janë 15 kandidatët që pritet të bëhen deputetë të LVV-së
Lajme
PDK-ja sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
PDK-ja sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Lajme
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
TOP Momenti

You Might Also Like

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
TOP Momenti

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

September 14, 2026
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola
TOP Momenti

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

September 14, 2026
Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit
TOP Momenti

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

September 14, 2026
Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë
TOP Momenti

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?