By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: E diela e punës në Kuvend: pas muajsh bllokade u konstituua Kuvendi, pak orë më vonë u zgjodh edhe Qeveria
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
E diela e punës në Kuvend: pas muajsh bllokade u konstituua Kuvendi, pak orë më vonë u zgjodh edhe Qeveria
Lajme

E diela e punës në Kuvend: pas muajsh bllokade u konstituua Kuvendi, pak orë më vonë u zgjodh edhe Qeveria

Momenti
Published: September 14, 2026

Kuvendi i Kosovës të dielën, më 13 shtator, u konstituua dhe vetëm pak orë më vonë votoi Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Megjithatë, mënyra se si u përmbyll konstituimi i Kuvendit është kundërshtuar nga partitë opozitare, të cilat kanë paralajmëruar adresimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca e Kuvendit vazhdoi të dielën në mëngjes, pasi ditë më parë ishte zgjedhur kryetare Albulena Haxhiu, ndërsa kishte mbetur pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.

Your browser does not support the video tag.

PDK-ja nuk mori pjesë në vazhdimin e seancës dhe e tërhoqi përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut për këtë pozitë, duke thënë se çështja duhet të sqarohet nga Gjykata Kushtetuese. Megjithatë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e konsideroi të përfunduar procesin e konstituimit, duke argumentuar se Kuvendi nuk mund të mbetet peng i një subjekti politik.

Pas kësaj, Kuvendi procedoi me zgjedhjen e nënkryetarëve.

Nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala u zgjodh nënkryetar me 75 vota. Më pas, pas nëntë tentativash, u zgjodh edhe Tanja Vujoviq nga Lista Serbe. Nënkryetare nga komunitetet e tjera joshumicë u zgjodh Emilija Rexhepi, ndërsa Ardian Gola nga LVV-ja ishte zgjedhur një ditë më herët.

PDK-ja dhe Aleanca nuk morën pjesë në këtë proces, ndërsa Lista Serbe mungoi gjatë votimit të disa kandidatëve të saj, duke përmendur arsye shëndetësore.

Kuvendi votoi Qeverinë Kurti 4

Vetëm disa orë pas përmbylljes së procesit të konstituimit, Kuvendi kaloi në pikën për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Qeveria e Albin Kurtit u votua me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim.

Kurti siguroi mbështetjen e deputetëve të LVV-së, si dhe të deputetëve të komuniteteve joserbe, përfshirë votën e Nenad Rashiqit. Kundër votuan tetë deputetë të Listës Serbe.

PDK, LDK dhe Aleanca nuk morën pjesë në votimin e Qeverisë.

Me këtë votim, Albin Kurti siguroi mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës, ndërsa përbërja e kabinetit të ri mbeti kryesisht e njëjtë me Qeverinë e tretë të drejtuar nga ai.

Kurti, gjatë prezantimit të programit qeverisës, paraqiti një varg zotimesh, përfshirë rritjen e shtesave për fëmijët, pagën mesatare prej 1,000 eurosh në sektorin publik, investime në mbrojtje mbi një miliard euro për katër vjet, zhvillimin e industrisë vendore të municioneve dhe dronëve, si dhe projekte në turizëm, infrastrukturë dhe digjitalizim.

Opozita paralajmëron Gjykatën Kushtetuese

Pavarësisht formimit të Qeverisë, përplasja politike nuk përfundoi.

PDK-ja kundërshtoi mënyrën se si u konsiderua i përfunduar konstituimi i Kuvendit. Deputeti Përparim Gruda tha se PDK-ja nuk e kishte refuzuar të drejtën për të propozuar nënkryetarin, por ishte tërhequr përkohësisht nga procesi në pritje të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Duke mos refuzuar, Kuvendi s’ka mundur të konstituohet”, deklaroi Gruda.

Sipas tij, ka edhe çështje të tjera procedurale që duhet të shqyrtohen, përfshirë mënyrën e vazhdimit të seancës dhe zbatimin e Rregullores së Kuvendit.

Edhe Aleanca njoftoi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i saj, Ardian Gjini, tha se pret që kjo çështje të trajtohet me prioritet, duke pretenduar se “themelet e kushtetueshmërisë po lëkunden”.

Edhe LDK-ja e kontestoi mënyrën e konstituimit. Nënkryetari i zgjedhur i Kuvendit, Kujtim Shala, tha se Qeveria është votuar nga një Kuvend që, sipas tij, nuk ishte konstituuar plotësisht.

Kurti kërkon që PDK-ja të rikthehet në Kuvend

Pas votimit të Qeverisë, Kurti u bëri thirrje deputetëve të PDK-së që të rikthehen në procesin parlamentar dhe të propozojnë kandidatin e tyre për nënkryetar të Kuvendit.

Ai tha se institucionet duhet të nisin punën dhe se nuk duhet të humbet kohë me përplasje procedurale.

“Është e domosdoshme që të punojmë e të mos humbim kohë me procedura e me ndërskamca”, tha Kurti.

Ai kërkoi gjithashtu që PDK-ja të angazhohet në punën e komisioneve parlamentare.

Pas Qeverisë, në rend dite vjen presidenti

Me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, fokusi tash zhvendoset te zgjedhja e presidentit të Kosovës.

Nga ky proces nis të rrjedhë edhe afati kushtetues prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit. Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin brenda këtij afati, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Kështu, edhe pse pas muajsh bllokade Kosova tashmë ka Kuvend të konstituuar dhe Qeveri të re, përplasja për konstituimin e Kuvendit pritet të zhvendoset në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa paralelisht nis procesi për zgjedhjen e presidentit – proces kyç që do të përcaktojë nëse kriza institucionale do të mbyllet apo vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Përbërja e Qeverisë “Kurti 4”

Kryeministër, Albin Kurti;
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca;
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla;
Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka;
Ministër i Financave, Hekuran Murati;
Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të luftës çlirimtare, Andin Hoti;
Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci;
Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla;
Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu;
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia;
Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku;
Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci;
Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani;
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi;
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli;
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja;
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha;
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila;
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli;
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq;
Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri.

The post E diela e punës në Kuvend: pas muajsh bllokade u konstituua Kuvendi, pak orë më vonë u zgjodh edhe Qeveria appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

DW: Pas atentatit të dështuar me dron ndaj aeroportit Leipzig, Gjurmët të çojnë drejt shërbimit sekret rus
Florida, ndëshkime penale për kompanitë e chatbotëve pas hetimit mbi përdorimin e ChatGPT
Trump: I kërkova Zelenskyt të mos godasë rafineritë ruse, po rriten importet e karburanteve
AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë
“Nuk ka kufomë, nuk ka krim” – Radovanoviq rrëfen si u fshehën trupat e shqiptarëve në Serbi

LEXO GJITHASHTU

Konstituimi i Kuvendit e formimi i Qeverisë, PDK-ja i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese
Konstituimi i Kuvendit e formimi i Qeverisë, PDK-ja i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese
TOP Momenti
BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët, në Gjermani numri arrin rekordin e 124 mijë
BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët, në Gjermani numri arrin rekordin e 124 mijë
Lajme
Shtetasi serb tha se kishte bombë në aeroplan, arrestohet para nisjes nga Tunizia
Shtetasi serb tha se kishte bombë në aeroplan, arrestohet para nisjes nga Tunizia
Lajme
Tren i goditur pranë kufirit Ukrainë-Poloni, pak pas kalimit të Boris Johnson dhe zyrtarëve europianë
Tren i goditur pranë kufirit Ukrainë-Poloni, pak pas kalimit të Boris Johnson dhe zyrtarëve europianë
Lajme
Largohet i nxehti i madh, gjatë kësaj jave temperaturat bien nën 30 gradë
Largohet i nxehti i madh, gjatë kësaj jave temperaturat bien nën 30 gradë
Lajme

You Might Also Like

Të Gjelbrit austriakë kërkojnë shpjegime rreth takimit mes Hahn-it dhe Vuçiqit – u zhvillua një ditë para varrimit të kriminelit të luftës Mlladiq
Lajme

Të Gjelbrit austriakë kërkojnë shpjegime rreth takimit mes Hahn-it dhe Vuçiqit – u zhvillua një ditë para varrimit të kriminelit të luftës Mlladiq

September 14, 2026
Tusk paralajmëron: Rusia mund të kryejë sulme më të rënda në Poloni
Lajme

Tusk paralajmëron: Rusia mund të kryejë sulme më të rënda në Poloni

September 14, 2026
BE-ja e zemëruar me Macronin për shkak të Vuçiqit, mediumi francez: “Rafale”-t dhe milionat zëvendësojnë një kriminel lufte
Lajme

BE-ja e zemëruar me Macronin për shkak të Vuçiqit, mediumi francez: “Rafale”-t dhe milionat zëvendësojnë një kriminel lufte

September 14, 2026
Zelensky vendos sanksione ndaj ish-zëdhënëses së tij Yuliia Mendel
Lajme

Zelensky vendos sanksione ndaj ish-zëdhënëses së tij Yuliia Mendel

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?