By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arratisje spektakolare në Greqi, grupi i armatosur “rrëmben” shqiptarin gjatë transferimit në spital
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arratisje spektakolare në Greqi, grupi i armatosur “rrëmben” shqiptarin gjatë transferimit në spital
TOP Momenti

Arratisje spektakolare në Greqi, grupi i armatosur “rrëmben” shqiptarin gjatë transferimit në spital

Momenti
Published: September 12, 2026

Një arratisje spektakolare ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Greqi, gjatë transferimit të një të burgosuri shqiptar nga burgu i Nigritës drejt Spitalit të Përgjithshëm të Serres.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, kur automjeti i transportit të të burgosurve ndodhej në oborrin e spitalit, pranë pavijonit të psikiatrisë. Brenda furgonit ndodheshin 41-vjeçari shqiptar dhe dy punonjës të shërbimit të jashtëm të sigurisë së burgut.

Your browser does not support the video tag.

Në atë moment, pranë furgonit u afruan disa persona që dyshohet se ishin bashkëpunëtorë të të burgosurit. Ata lëviznin me automjete që ngjanin me mjete policie. Njëri prej automjeteve raportohet të ketë qenë një Nissan Navara, i ngjashëm me mjetet që përdoren nga njësitë speciale, dhe ishte i pajisur me një dritë sinjalizuese, shkruan Protothema.

Për këtë arsye, shoqëruesit fillimisht dyshuan se bëhej fjalë për efektivë policie. Por situata ndryshoi brenda pak sekondash, pasi personat zbritën nga automjetet të armatosur me Kallashnikovë.

Nën kërcënimin e armëve, autorët neutralizuan dy shoqëruesit dhe hapën furgonin e transportit. Më pas, ndihmuan 41-vjeçarin shqiptar të arratisej. Sipas informacioneve paraprake, gjatë largimit ata morën edhe armën e shërbimit të një prej punonjësve të burgut.

Autorët u larguan me automjetet e tyre dhe deri tani nuk janë lokalizuar.

Në momentin e ngjarjes, në ambientet e spitalit ndodheshin edhe dy të burgosur të tjerë, të cilët ishin transportuar për trajtim mjekësor nën shoqërim të veçantë.

Kush është shqiptari i arratisur?

41-vjeçari shqiptar ishte arrestuar vitin e kaluar nga strukturat greke kundër Krimit të Organizuar. Sipas informacioneve të mediave greke, ai dyshohet se ishte i përfshirë në një çështje të tentativës për vrasje në Selanik, pas një incidenti të ndodhur në një kantinë.

Ai dyshohet gjithashtu se ka pasur lidhje me çështje të tjera që lidhen me armë dhe drogë. /a2cnn/

You Might Also Like

LSDM: Mickoski jeton në luks, ndërsa për punëtorët 26 mijë denarë është paga minimale dhe shpenzimet mujore tejkalojnë 90 mijë denarë
Hoxhaj u drejtohet qytetarëve: Historia na thërret, sot ta mbushim Prishtinën me zërin e Kosovës
Kolona veturash drejt Prishtinës, qytetarët i bashkohen Marshit të Lirisë
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Zgjedhjet në Bërvenicë, OBRM-PDUKM do të garojë me Stojanço Radiçevskin

LEXO GJITHASHTU

BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet
BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet
Lajme
Bedri Hamza e Ardian Gjini folës, Shkurte Fejza e Arif Vladi performojnë, skenari për marshin e sotëm
Lajme
Avdullah Hoti e vendos në profil fotografinë e logos së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Avdullah Hoti e vendos në profil fotografinë e logos së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Lajme
Tasholli nga “Liria Ka Emër”: Përfundojnë përgatitjet, marshi do të jetë masiv
Tasholli nga “Liria Ka Emër”: Përfundojnë përgatitjet, marshi do të jetë masiv
Lajme
Vuçiq vazhdon lojën elektorale me gjyqin e Hagës, del me pretendim të ri për “vendimin final”
Vuçiq vazhdon lojën elektorale me gjyqin e Hagës, del me pretendim të ri për “vendimin final”
Lajme

You Might Also Like

Një e mitur bisedoi në rrjete sociale me një person, nëna e saj raporton rastin në Polici
TOP Momenti

Një e mitur bisedoi në rrjete sociale me një person, nëna e saj raporton rastin në Polici

September 12, 2026
Kryeministri Edi Rama në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Farsa është në ditët e fundit
TOP Momenti

Kryeministri Edi Rama në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Farsa është në ditët e fundit

September 12, 2026
Sulmohet një e mitur nga një grua në Suharekë, rasti po hetohet
TOP Momenti

Sulmohet një e mitur nga një grua në Suharekë, rasti po hetohet

September 12, 2026
Gruaja raporton se ia grabitën çantën dy persona nën kërcënimin e armës në Rahovec, rasti po hetohet
TOP Momenti

Gruaja raporton se ia grabitën çantën dy persona nën kërcënimin e armës në Rahovec, rasti po hetohet

September 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?