By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet
Lajme

BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet

Momenti
Published: September 12, 2026

Bashkimi Europian ka kërkuar nga të gjitha shtetet dhe palët që të respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së. Thirrja nga Brukseli vjen para marshit të sotëm në sheshet kryesore të Prishtinës dhe katër ditë para shpalljes së verdiktit në Hagë, nëpërmjet një përgjigje që i kanë dërguar Gazetës Express.

Alma Baxhaku

Your browser does not support the video tag.

Bashkimi Europian, si një nga mbështetësit kryesorë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka kërkuar respektimin e vendimit që do të merret ndaj katër të akuzuarve në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

“Në prag të shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen e Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, u bëjmë thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që të respektojnë procedurat gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe vendimin”, thonë nga Brukseli.

BE potencoi mbështetjen e kahershme të saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) si “një institucion gjyqësor i pavarur”, ndërsa rikujtoi se është “themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015”.

“Parlamenti i Kosovës (përmes një amendamenti kushtetues) autorizoi zhvendosjen e procedurave në Hagë, për të ndihmuar në garantimin e procedurave gjyqësore të pavarura, të paanshme dhe të drejta në lidhje me pretendimet për krime të rënda të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë”.

Por, BE’ja vë në pah se vendimi i 16 shtatorit nuk është fundi i procesit gjyqësor dhe se ai mund të apelohet nga të dyja palët.

“Ashtu si në të gjitha procedurat e tjera gjyqësore, ndaj aktgjykimeve të shkallës së parë mund të ushtrohet ankesë si nga mbrojtja, ashtu edhe nga prokuroria”.

Në fund, Bashkimi Europian thotë se “puna e Dhomave të Specializuara të Kosovës është e rëndësishme për promovimin e llogaridhënies dhe njohjen e përvojave të viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet e Kosovës”.

Në mbrojtje të katër ish-krerëve të UÇK’së në Prishtinë sot do të nisë një marsh paqësor nga ora 14:00 ku pritet të vijnë qytetarë nga e gjithë Kosova. Kërkesa e tyre është drejtësia për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

Ndërkohë, i gjithë procesi gjyqësor në Hagë është përcjellë me kritika nga Kosova për punën e Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë si të njëanshme.

Aktakuza e Prokurorit të Specializuar përmban 10 pika ndaj katërshes, gjashtë prej të cilave janë për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte. Në fillim të këtij viti ZPS kishte kërkuar nga 45 vjet burgim për të akuzuarit.

Specialja ishte formuar në vitin 2015, ndërsa kishte nisur të operojë nga vitet 2016-2017 pas shkëmbimeve të letrave Kosovë-BE, ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjes me Holandën për zhvendosjen e Dhomave të Specializuara atje.

Formimi i saj kishte ardhur pas një presioni të madh ndërkombëtar dhe miqve më të mëdhenj të Kosovës, amerikanëve. Gjykata i ishte kërkuar gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry  në dhjetor të vitit 2015. Ai kishte kërkuar “që Kosova të përmbushë angazhimin e saj për të krijuar një gjykatë speciale që mund të trajtojë çështjet që rrjedhin nga vite të tëra konflikti, në mënyrë që akuzat të mund të zgjidhen një herë e përgjithmonë dhe vendi të mund të pajtohet me të kaluarën”.

Disa muaj më herët në korrik të 2015’ës, Victoria Nuland, Ndihmës Sekretare e Shtetit, pasi për herë të parë Specialja s’kishte marrë aprovimin e Parlamentit kishte qenë edhe më eksplicite.

“Nëse nuk e krijoni ju vetë këtë gjykatë, nëse nuk ndërmerrni vetë hapat tuaj për drejtësi, nëse nuk ndërmerrni vetë hapat tuaj për t’i mbajtur njerëzit përgjegjës, atëherë komuniteti ndërkombëtar do ta bëjë këtë në vendin tuaj”, kishte thënë ajo.

The post BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

PDK tërheq kandidaturën e Çitakut për nënkryetare të Kuvendit
Murati: Problemi nuk është te konstituimi por te presidenti, opozita nuk ka vullnet për zhbllokim
Nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit
Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme nga ora 14:00, në rend dite votimi për Qeverinë e re

LEXO GJITHASHTU

AKK: Projektligji për Pronën Publike rrezikon autonominë e komunave
AKK: Projektligji për Pronën Publike rrezikon autonominë e komunave
TOP Momenti
I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia publikon pamje nga operacioni në Vlorë
I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia publikon pamje nga operacioni në Vlorë
TOP Momenti
“Po luhet me shtetin”, Gruda kërkon ndërhyrjen e Kushtetueses pas zhvillimeve në Kuvend
“Po luhet me shtetin”, Gruda kërkon ndërhyrjen e Kushtetueses pas zhvillimeve në Kuvend
TOP Momenti
Dita e Qeverisë së re? Sot pritet të mbahet seanca në Kuvend
Dita e Qeverisë së re? Sot pritet të mbahet seanca në Kuvend
TOP Momenti
Gruda sjell rastet që “përcaktuan qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët”
Gruda sjell rastet që “përcaktuan qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët”
Lajme

You Might Also Like

Balje: Nëse vazhdon kështu, zgjedhjet janë shumë evidente
Lajme

Balje: Nëse vazhdon kështu, zgjedhjet janë shumë evidente

September 13, 2026
Haxhiu e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë: I uroj suksese në ushtrimin e përgjegjësive
Lajme

Haxhiu e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë: I uroj suksese në ushtrimin e përgjegjësive

September 13, 2026
Kurti flet për mbledhje “të vështirë” të LVV-së: Nënkryetari i takon PDK-së, urime të gjithëve konstituimi i Kuvendit
Lajme

Kurti flet për mbledhje “të vështirë” të LVV-së: Nënkryetari i takon PDK-së, urime të gjithëve konstituimi i Kuvendit

September 13, 2026
Kuvendi konstituohet pa nënkryetarë nga PDK e AAK– Haxhiu mbyll seancën
Lajme

Kuvendi konstituohet pa nënkryetarë nga PDK e AAK– Haxhiu mbyll seancën

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?