Një vajzë e mitur ka raportuar se është sulmuar nga një grua.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00 në Suharekë.
Tutje thuhet se lidhur me rastin janë shoqëruar në stacion policor edhe dy femra të përfshira në rast.
“Ankuesja femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar nga një femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë shoqëruar në stacion policor edhe dy femra të përfshira në rast”, thuhet në raport.
Ndërkaq, pas intervistimit të palëve ne prani te punëtorit per pune sociale dhe avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit për të mitur rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

