Ka nisur seanca konstituive me vonesë.
Në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve, mosemërimi i të cilëve u bë shkaku i dështimit të konstituimit të Kuvendit në seancën e kaluar pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryeparlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje propozoi Ardian Golën për nënkryetar, PDK propozoi Vlora Çitakun, LDK Kujtim Shalën, komunitetet joshumicë joserbe Emilja Rexhepin, ndërsa Lista Srpska Sllavko Simiqin.
Pas propozimit, Haxhiu ftoi përfaqësues të partive për një konsultë dhe më pas tha se nuk kanë dakordim për mënyrën e votimit.
Lëvizja Vetëvendosje më pas tha se nuk do t’i votojë nënkryetarët e propozuar të PDK’së e LDK’së.
The post Nis seanca, a do t’i votojë VV të propozuarit e PDK dhe LDK? appeared first on Gazeta Express.

