By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BDI për arrestimin e ndihmës drejtorit të Doganave: Të hetohet zinxhiri deri te Dauti, Kasami dhe Mexhiti
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BDI për arrestimin e ndihmës drejtorit të Doganave: Të hetohet zinxhiri deri te Dauti, Kasami dhe Mexhiti
TOP Momenti

BDI për arrestimin e ndihmës drejtorit të Doganave: Të hetohet zinxhiri deri te Dauti, Kasami dhe Mexhiti

Momenti
Published: September 11, 2026

Nga BDI thonë se kapja në flagrancë e një ndihmësdrejtori të Doganave me 17.500 euro të shënuara nuk mund të mbyllet me arrestimin e një funksionari.

Nga BDI thonë se Prokuroria ka konfirmuar se paratë dyshohet se janë kërkuar për të përdorur ndikimin në dy procedura para Drejtorisë së Doganave.

Your browser does not support the video tag.

“Pikërisht këtu fillon pyetja kryesore: ndikim në emër të kujt dhe për interes të kujt? Një ndihmësdrejtor nuk vendos vetë në vakum. Ai është emëruar politikisht, ka hierarki politike dhe ka njerëz që e kanë propozuar, mbështetur dhe vendosur në atë pozitë. Prandaj hetimi duhet të shkojë përtej personit që i kishte 17.500 eurot në dorë. Duhet të hetohet roli dhe çdo lidhje eventuale e Mustafa Dautit, Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit me emërimin e tij, me procedurat për të cilat është kërkuar ryshfeti dhe me interesat që qëndrojnë pas tyre”.

Arrestohet ndihmës drejtori në Drejtorinë e Doganave, mori ryshfet mbi 15 mijë euro

“Nëse këto para nuk kanë qenë vetëm për të, atëherë qytetarët duhet ta dinë: për kë i merrte? Kujt duhej t’ia dorëzonte? Kush qëndronte mbi të? Kush duhej të përfitonte nga ndërhyrja në këto procedura? Kasami dhe Mexhiti nuk mund ta lajnë këtë rast me një distancim politik pasi njeriu i sistemit të tyre është kapur me para të shënuara. 17.500 eurot janë vetëm maja e rastit. Tani duhet të zbulohet zinxhiri. BDI kërkon nga Prokuroria që hetimi të mos ndalet te dora që mori paratë, por të arrijë deri te çdo person politik apo institucional për të cilin ka prova se ka urdhëruar, ndërmjetësuar ose përfituar. 17.500 euro u kapën në dorë. Tani duhet të zbulohet për kë ishin”, thonë nga BDI.

You Might Also Like

Dimitrieska-Koçoska: Po lëvizim në trajektoren e duhur, investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik
Pedalimi në shtigjet e lirisë – E biking në Bjeshkët e Nemuna
Ekskluzive | Ulutash: KFOR-i nuk ka mandat të vendosë për hapjen e Urës së Ibrit, kjo u takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës
Rrahje mes dy personave në Gjakovë, konfiskohet një boks hekuri
​Lushaku-Sadriu: Nuk pati përkrahje nga VV-ja për kandidatin tonë dhe kandidatët e tjerë

LEXO GJITHASHTU

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar
Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar
Lajme
“Liria ka Emër” me mesazh nga ajri: Kosova i pret në shtëpi ata që dhanë gjithçka për lirinë
“Liria ka Emër” me mesazh nga ajri: Kosova i pret në shtëpi ata që dhanë gjithçka për lirinë
Lajme
BE-ja zotohet për 6,1 miliardë euro për Ukrainën – përfshirë edhe për blerje ushtarake
BE-ja zotohet për 6,1 miliardë euro për Ukrainën – përfshirë edhe për blerje ushtarake
Lajme
U shkarkua si ministër i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
U shkarkua si ministër i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
Lajme
Mbrojtja e Kilajt: Provat e Prokurorisë janë të pabaza
Mbrojtja e Kilajt: Provat e Prokurorisë janë të pabaza
Lajme

You Might Also Like

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hamza: Besoj që vendimi do të jetë lirues ndaj dhe Kosova do të ketë festë
TOP Momenti

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hamza: Besoj që vendimi do të jetë lirues ndaj dhe Kosova do të ketë festë

September 11, 2026
Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohet një person
TOP Momenti

Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohet një person

September 11, 2026
Mickoski: Nëse opozita ka kërkesë për zgjedhje në Kuvend, do ta pranojmë dhe do t’i fitojmë
TOP Momenti

Mickoski: Nëse opozita ka kërkesë për zgjedhje në Kuvend, do ta pranojmë dhe do t’i fitojmë

September 11, 2026
​Kontrollohen tri lokacione në Prishtinë – konfiskohen armë, municion dhe drogë
TOP Momenti

​Kontrollohen tri lokacione në Prishtinë – konfiskohen armë, municion dhe drogë

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?