By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës
TOP Momenti

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Momenti
Published: September 11, 2026

Profesori Nexhmedin Spahiu ka komentuar takimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me partitë opozitare, në përpjekje për të zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Sipas Spahiut, ofertat e Kurtit ndaj opozitës janë të pamjaftueshme dhe ai duhet të jetë më fleksibil në negociata.

Spahiu, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, tha se takimet dhe ofertat e fundit të Kurtit mund të jenë përpjekje për të krijuar hapësirë për vazhdimin e procesit, por sipas tij, ato nuk janë mjaftueshëm të mëdha për të bindur partitë opozitare.

“Dëshiron të gjejë arsye për të vazhduar më tutje dhe, me këto oferta, po mundohet të tregojë se po mundohet t’i afrohet opozitës. Por ofertat e tij gjithmonë janë të pakta. Mendoj se, në pozitën e tij, është dashur të jetë më dorëlirë”, tha Spahiu.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, Kurti do të duhej të ofronte më shumë hapësirë për kompromis, në mënyrë që të arrihej një marrëveshje për funksionalizimin e institucioneve.

“Jo, po ta jap kryesinë e parlamentit, jo, s’po ta jap; jo presidentin, jo kështu. E ka pasur shumë të thjeshtë. Ka mundur t’i thotë Abdixhikut: ‘A do ta bësh presidentin? Mblidhi nënshkrimet dhe eja’. Po ashtu edhe Hamzës. Dhe me e kry këtë punë, jo me vazhdu kështu, sepse ka punë të përditshme që po presin. Ish dashtë të jetë më aktiv”, u shpreh ai.

Spahiu ka folur edhe për marrëveshjen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së lidhur me zgjedhjen e presidentit, duke thënë se ajo nuk po funksionon për shkak të mungesës së pajtimit brenda LDK-së.

“Ka bërë një marrëveshje e cila nuk po ecën, sepse gjysma e LDK-së nuk po ecën. Është dashur të bëjë një marrëveshje me gjithë ekipin e LDK-së dhe ka mundur të negociojë me të gjitha palët. Kështu vetëm ka humbur kohë kot”, tha Spahiu.

Ai ka hedhur edhe idenë se nëse Lumir Abdixhiku do të ishte propozuar si kandidat për president, mund të kishte marrë mbështetje edhe nga deputetë të tjerë të LDK-së.

“Edhe të ishte propozuar Lumiri si kandidat për president, ndoshta do të ishte votuar edhe nga të gjithë LDK-ja, sepse ata me të vërtetë po presin ta heqin nga partia. Dy herë u munduan ta largojnë dhe nuk po pajtohen me faktin që është kryetar”, deklaroi Spahiu.

source

You Might Also Like

Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Kosova nuk e harron mbështetjen në vitet më të vështira
Haziri: Ish-ambasadori Walker e propozoi Faton Bislimin për president
Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi, Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më
Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave
Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

LEXO GJITHASHTU

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur
Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur
TOP Momenti
“Info Nata”- 10.09.2026
“Info Nata”- 10.09.2026
TOP Momenti
KGJK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese mosrritjen e buxhetit nga Qeveria
KGJK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese mosrritjen e buxhetit nga Qeveria
Lajme
“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”, – Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”, – Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
Lajme
Zjarri i shtatë ndizet në Karadak: UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët
Zjarri i shtatë ndizet në Karadak: UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët
Lajme

You Might Also Like

“Akuzat e Dick Marty-t nuk çuan askund”, Thaçi: Ishin justifikim për themelimin e Speciales
TOP Momenti

“Akuzat e Dick Marty-t nuk çuan askund”, Thaçi: Ishin justifikim për themelimin e Speciales

September 11, 2026
Thaçi nga Haga: U përcaktuam për të keqen më të vogël, evituam Rusinë dhe Kinën – Ramës i jam mirënjohës nga zemra
TOP Momenti

Thaçi nga Haga: U përcaktuam për të keqen më të vogël, evituam Rusinë dhe Kinën – Ramës i jam mirënjohës nga zemra

September 10, 2026
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët
TOP Momenti

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

September 10, 2026
“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”- Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
TOP Momenti

“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”- Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?