Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka shfuqizuar vendimin për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda në rrugët rajonale, nacionale dhe autoudhët e Kosovës.
Vendimi ishte marrë në fillim të sezonit veror dhe ishte në fuqi gjatë periudhës së temperaturave të larta, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore nga dëmtimet e mundshme.
Në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit thuhet se vendimi është shfuqizuar pas përfundimit të periudhës së temperaturave të larta.
Ministria ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe koordinimin gjatë kësaj periudhe, si dhe qytetarët dhe operatorët për respektimin e masës dhe mirëkuptimin e treguar. /Gazeta Express
The post Nesër nuk do të ketë kufizime qarkullimi për automjetet e rënda appeared first on Gazeta Express.

