By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Platforma “Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë më 15 dhe 16 shtator: Jemi në kontakt me autoritetet holandeze për të mundësuar tubimet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Platforma “Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë më 15 dhe 16 shtator: Jemi në kontakt me autoritetet holandeze për të mundësuar tubimet
Lajme

Platforma “Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë më 15 dhe 16 shtator: Jemi në kontakt me autoritetet holandeze për të mundësuar tubimet

Momenti
Published: September 10, 2026

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator të mblidhen në Hagë, në pritje të vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një njoftimi, platforma ka bërë të ditur se këto ditë ka qenë në komunikim me autoritetet holandeze për të krijuar mundësinë e organizimit të tubimit.

Your browser does not support the video tag.

“Ju ftojmë të gjithëve që në këto dy ditë të jemi bashkë në Hagë, në pritje të vendimit që shpresojmë dhe besojmë se do të jetë lirues”, thuhet në njoftim.

Platforma Liria ka vlerësuar kontributin e diasporës në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, duke e cilësuar këtë si “një tjetër moment vendimtar”. /Gazeta Express

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Këto ditë kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet holandeze, me qëllim që të krijojmë mundësinë për tubimin tonë më 15 dhe 16 shtator në Hagë.

Ju ftojmë të gjithëve që në këto dy ditë të jemi bashkë në Hagë, në pritje të vendimit që shpresojmë dhe besojmë se do të jetë lirues.

Diaspora jonë ka qenë gjithmonë pranë Kosovës. Ajo ka mbështetur rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë, në ditët më të vështira dhe në momentet më të rëndësishme të historisë sonë.

Sot jemi përballë një tjetër momenti vendimtar.

Do të jemi atje për të mbrojtur të vërtetën e luftës së drejtë të UÇK-së, lirinë tonë, pavarësinë e Kosovës dhe një trashëgimi historike në të cilën diaspora jonë ka një kontribut të jashtëzakonshëm.

Prandaj, ju bëjme thirrje të gjithë bashkatdhetarëve: më 15 dhe 16 shtator, ejani në Hagë!

Ata që punojnë, nëse kanë mundësi, le të marrin pushim. Ata që janë më larg, le të organizohen dhe të vijnë. Le të jemi bashkë në këto ditë të rëndësishme për Kosovën.

Le t’ua dëshmojmë edhe një herë miqve tanë dhe gjithë botës se diaspora nuk e harron sakrificën, nuk e harron lirinë dhe nuk e harron historinë.

Për detajet rreth vendit dhe orarit do t’ju njoftojmë në ditët në vazhdim.

Më 15 dhe 16 shtator, Kosova dhe diaspora – bashkë në Hagë!

Për lirinë.

Për të vërtetën.

Për Kosovën.

The post Platforma “Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë më 15 dhe 16 shtator: Jemi në kontakt me autoritetet holandeze për të mundësuar tubimet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aeroplani që duhej të fluturonte për në Prishtinë bllokon pistën e Aeroportit të Bazelit
Hasani: Marrëveshja e Ohrit dhe 16 shtatori janë shkaqet që Kurti po e bllokon sistemin
“Zjarri i Lirisë” përmbyllet në Karadak me thirrjen për drejtësi për çlirimtarët
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, dy mjekë nën hetim! Pritet autopsia e të ndjerit
Gashi e përsërit qëndrimin kundër Sejdiut: Presidenca s’mund të jetë shpërblim politik, duhet kompromis, partitë të ulen

LEXO GJITHASHTU

Si lindi UÇK-ja? – Nga organizimi ilegal te ideja e luftës së armatosur
Si lindi UÇK-ja? – Nga organizimi ilegal te ideja e luftës së armatosur
TOP Momenti
Gjykata e Lartë rikthen lëndën e Jakimovskit për rigjykim
Gjykata e Lartë rikthen lëndën e Jakimovskit për rigjykim
TOP Momenti
Togeri i Policisë së Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë
Togeri i Policisë së Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë
TOP Momenti
Ndryshon lista e barnave esenciale në Maqedoninë e Veriut, shtohen 193 barna të reja
Ndryshon lista e barnave esenciale në Maqedoninë e Veriut, shtohen 193 barna të reja
TOP Momenti
Numri i apartamenteve të lira kthehet nën 1% në Zvicër, për herë të parë në 2026-ën
Numri i apartamenteve të lira kthehet nën 1% në Zvicër, për herë të parë në 2026-ën
Lajme

You Might Also Like

Shfuqizohet vendimi për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda i praktikuar gjatë temperaturave të larta
Lajme

Shfuqizohet vendimi për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda i praktikuar gjatë temperaturave të larta

September 10, 2026
Ushtarë nga Shqipëria stërviten në Kosovë me FSK’në dhe britanikët për garën “Cambrian Patrol”
Lajme

Ushtarë nga Shqipëria stërviten në Kosovë me FSK’në dhe britanikët për garën “Cambrian Patrol”

September 10, 2026
Rezultatet në PISA, Sadiku: Asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim dhe asnjë përgjegjësi
Lajme

Rezultatet në PISA, Sadiku: Asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim dhe asnjë përgjegjësi

September 10, 2026
Nesër nuk do të ketë kufizime qarkullimi për automjetet e rënda
Lajme

Nesër nuk do të ketë kufizime qarkullimi për automjetet e rënda

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?